Jusuf Buxhovi dhe Azem Vllasi, flasin me gjuhen e Beogradit

0
141

Demostratat 1981

Kush do t’i besonte historisë së shtrembëruar të Jusuf Buxhovit dhe shpifjeve të Azem Vllasit, se demonstratat e 1981-tës janë të dirigjuara nga Beogradi.

Kush po luan me ndjenjat e kombit dhe po e trumbeton historinë e kohës së re sipas modelit “harrim i së kaluarës së turpshme” dhe shitje dushk për gogla, popullit? Andaj modeli i Buxhovistve dhe i Vllasve nuk duhet të na çudisin pse shtihen si engjëj;- njëri si historian i “moderuar” dhe “atdhedashës”, e tjetri si filozof i politikës së specializuar-gënjeshtrave. Si i pari ashtu dhe i dyti ishin besnik të denjët të politikës së Titos dhe të “bashkim-vëllazërimit”. Këto dy figura, që dhe i kanë pushtuar mediet qoftë ato elektronike, të shkruara apo edhe TV, janë figura të së keqe me një politikë të dikurshme diskriminuese që u sollën ndaj atyre vasha e djemve të kombit që kërkonit të drejtën, lirin dhe Republikën e Kosovës, si dhe të bashkimit të saj në një Shqipëri, Shqipërinë Etnike; që ishte dhe mbeti një kërkesë e arsyeshme nga fakti që qëndronte në arsyen e plotë sipas kartës së Helsinkit, e drejta për vetëvendosje.

Duke tërhequr një paralelizëm nga këndi historik e duke vështruar me një ndërgjegje të thellë të kaluarën dhe të sotmen shohim se sa e tmerrshme është nocioni i devijimit dhe nocioni i pranimit si një fakt që nuk rezulton si arsye në mendjen e shëndosh të njeriut të ndërgjegjshëm. Megjithatë, kur shoqëria përballej me nocionin e devijimit- këtu kalohej në ndërgjegje veprimet e atyre që donin ta shpërfaqnin në popull nocionin e devijimit, apo siç quhej në popull “njerëzit e shitur…”. ky zbërthim i këtij nocioni nuk kaloi pa u diktuar edhe deri në therje e gjakosje, burgosje e ekzekutime, madje edhe deri te ekzekutimet e fshehura dhe ekzekutimet duarlidhur që ushtroheshin nga dhuna e UDB-së në bashkëpunim me bashkëpunëtorët e nocionit të devijimit , apo të atyre që kishin kaluar në taborin e bashkëpunëtorit të dëgjueshëm dhe të vullnetshëm për të realizuar objektivat e pushtetmbajtësve të atëhershëm të ish-Jugosllavia dhe më vonë të sllavizmit-serbë.

Pa dashje për t’u marrë me elementët shpërfillës të një periudhe që për zot e quanit pushtuesin e trojeve tona dhe në emër të këtij “zoti” këta njerëz të devijuar të asaj kohe sot sikur janë bërë zot të kësaj toke përmes mashtrimeve dhe gënjeshtrave të manipuluar përmes një politike që sot sikur po shitet në një pjesë të popullit. Andaj, ky soji i Buxhevistve dhe i Vllasëve sikur s’ka pushuar kurrë, as atëherë si bashkëpunëtor të pushtuesit, e as sot si projektues të gënjeshtrave për të arritur deri te filtrimi i emrit të tyre; mbase me çdo kusht mundohen t’i vejnë në dilema përpjekjet shekullore të rinisë përparimtare që ishin dhe mbetën fillimisht për Kosovën Republikë dhe madje për të arrit deri te bashkimi, për Shqipërinë Etnike. Politika e sojit të tyre shkon deri atje ku krijon huti te një pjesë e popullit se gjoja studentët, atdhetarët e kombit paskan qenë të gabuar, apo në një farë forme paskan qenë të manipuluar nga Beogradi dhe ua paska prish planet e politikës së Azem Vllasit, se kinse ky farë “patrioti” përmes Titos paska pas ndërmend të na e fiton Republikën e Kosovës, gjë që në fakt Tito për Vllasin dhe Buxhovin mbetet “heroi i shqiptarëve” ithtarët i Bashkim-vllazërimi. Të dy këto figura mbase edhe figura tjetër e që ka zë vend në krye të parin e shtetit sot janë në një ofensivë mediale duke harruar të kaluarën, e fshehur pas petkut të demokracisë, kanë krijuar huti dhe trazira në popull, nga që në këtë lojë të turbullt janë futur edhe interesat e karrierizmit të atyre që ishin të radhitur në luftën e ndershme të UÇK-së dhe sot nga ta krejtësisht me veprimet e papjekura e karrieriste kanë dal në taborin e hutisë, që më sot populli të mos di se kujt t’i besoi?

Andaj, a nuk është iritues dhe injorus fakti që përpiqet të paraqet si fakt dokumentues planin B- Buxhovi…? Mbase edhe thotë: “…në atë kohë, se vetëm me metoda paqësore nuk mund të arrihet qëllimi i luftës. Pra, “LDK madje që vitet e hershme e kishte të ashtuquajturin planin “B”, domethënë organizimin ushtarak. Opinionit tonë nuk i është shumë e njohur një marrëveshje midis dy shteteve atij shqiptar me atë kosovar për një bashkëpunim ushtarak… Prandaj Adem Jashari është ndër prijatarët e zbatimit të marrëveshjes mes dy presidentëve, Ramiz Alisë dhe dr. Ibrahim Rugovës, për përgatitjen e formacioneve ushtarake dhe shndërrimin e tyre në formacione operative që në rrethana të caktuara do të futen në territorin e Kosovës dhe do të merren me organizimin e luftës në të gjitha nivelet.”

Sikur të mos e kishim njohur Buxhovin në të kaluarën si ithtar i “bashkim-vëllazërimit” dhe nxënës i betuar i Titos thjesht do i kishim besuar mjeshtërisë së tij, ku përmes kësaj mjeshtërie mundohej ta përfitonte figurën legjendare të Adem Jasharit dhe në anën tjetër ta injoron emri e UÇK-së, sikur Adem Jashari rastësisht na u paska përvjedhur në radhët e UÇK-së. Kjo përpjekje jo vetëm që nuk është e qëllimtë nga elementët e tillë, po krijon në vete rrethana të favorshme që të plasohet në opinion vërtetësia historike, nga tipi i titistëve, dhe duke lënë nën hijen e fshehur fytyrën e maskuar të viteve të pushtimit, me një fjalë nga një bashkëpunëtor i pushtuesit të na dal një “atdhetar i kombit”. Megjithatë, papjekuria e politikës së pasluftës dhe etja për karrierizëm ka rezultu, sot, si një rrugë e hapur për njerëzit e tillë që edhe zhvillojnë luftë mediale që të manipulojnë një histori të lavdishme dhe të krijojnë një histori tjetër nga ajo e arsyeshmja. Andaj, duke futur në këtë histori të re elemente nxitëse dhe nuhatje, ky lloji i tyre-titistësh po na dalin engjëj në politikën e re, madje po arrin që të hyjnë thellë në vëmendjen e disa medieve, që hiç ma pak se si lloji i tyre… nuk janë.

Nuk dua të përmend emra, por shumë gazetar të kohës së pushtuesit kanë qenë jo vetëm përkrahës të politikës diskriminuese, por të zellshëm në realizimin e saj, madje edhe në gara se kush po e sulmon më tepër rinin shqiptare, atë rini që ishte vendosur për Republikën e Kosovës dhe të Bashkimit. Që për fat të keq sot të tillë gazetar na dalin edhe me tituj pompoz si “atdhetar” të përbetuar duke harruar, siç thotë populli bishtin pas. Duke mos i ikur arsyes së shkrimit dhe konstatimit Buxhovist se: “lufta e Jasharve na qenka bërë jashtë rrjetit organizativ, apo si vullnet i familjes”, madje shkon edhe më tutje ku thotë se: “Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe e gjithë familja Jashari që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka qenë e angazhuar në procesin politik të shtetndërtimit, të cilës i ka prirë LDK.”

Me këtë konstatim Buxhovi jo vetëm që synon ta minimizoi rolin e UÇK-së, po në fakt përmes figurës së Adem Jasharit do ta vë në një pozicion favorizuese politikën pacifiste e cila edhe pas rënies heroike të Jasharëve, lideri i tyre nuk pati kurrë kurajë të përkulte pranë qëndresës së heroizmit të tyre. Këto konstatime të Buxhovit dhe përpjekja për shtrembërimin e historisë, jo vetëm që janë helm i një historisë së mirëfilltë dhe të ndërgjegjshme, po do të futë më tepër edhe një thikë dy tehesh në popull, nga fakti që një përgjegjësi e madhe dhe morale i përket edhe përfaqësuesve të UÇK-së të cilët për interesa që i din ata vet shkelën mbi arsyen dhe ju dhanë rast manipuluesve ta shkruajnë historinë sipas dëshirës së tyre, me që edhe kanë ngritje profesionale për fat të keq.

Të tillët jo vetëm që e kanë injoruar dhe po e injorojnë rinin që ishte dhe mbeti e përkushtuar për lirinë dhe Republikën e Kosovës për të shkuar edhe më tutje për te bashkimi, këta po bëjnë përpjekje që ta zhvlerësojnë të vetmen forcë të lirisë UÇK-në, që përmes ndarjesh dhe përfitimit të heronjve të dalin në skenë si projektues të denjë, se vetëm përmes luftës pacifiste dhe planit B kanë arritur çlirimin e Kosovës.

Vllasimilloshi1

Kush do t’i besonte planit B dhe historisë së shtrembëruar të Jusuf Buxhovit e të Azem Vllasit dhe të sojit të tyre…?

Nuk do të doja t’i kthehesha në të kaluarën po të mos më nxiste e tashmja e disa individëve që me çdo kusht synon ta heq maskën në mes ditës dhe të dal hapur para rrezeve të lirisë pa maskë- ata që dje i quajtën nacionalist, irredentist e kundërrevolucionar, madje edhe i dënuan e i privuan nga jeta e pse e donin lirin, Kosovën Republikë, Shqipërinë Etnike?

A nuk është më tepër se turp edhe për vet historianët e ndërgjegjshëm, duke mos e futur këtu sojin e Buxhovistve i cili qëllimisht e shtrembëron historinë e ndritshme, që të mos i kundërvihet qëllimit të Vllasit i cili demonstratat e vitit 1981, për Republikën e Kosovës, mundohet t’i paraqet me motive krejt ideologjike, gjoja se për Republikën e Kosovës paska luftuar vetëm Azem Vëllasi dhe soji i tij, gjë që kjo nuk rezulton me realitetin. Shpifjet e Azem Vëllasit edhe sot janë në ofensivë sikur atëherë kur ishte bashkëpunëtor i titos dhe më vonë i Serbisë. Andaj për keqardhje është se si pushtetarët e sotëm e lejojnë ende shërbëtorin e ish-Jugosllavisë së Titos, edhe pas 34 vitesh Azem Vllasi, t’i fyej rininë atdhedashëse, rininë që ishte me platformën të qartë të atëhershme-1981 “ Me Tezat për Frontin e Republikës së Kosovës”, gjë që kundër kësaj Republike ishte dhe vet Vëllasi, ku jo vetëm që ishte kundër por shkoi edhe më tutje duke i dënuar demonstruesit si: kundërrevolucionarë, separatistë dhe irredentistë, duke i larguar edhe profesorët e Universitetit të Kosovës të cilët kishin dalë në përkrahje të së drejtës për vetëvendosje, apo të Republikës së Kosovës.

Megjithatë, ne si popull duhet ta shikojmë të kaluarën për të vlerësuar të sotmen dhe për të krijuar vërtetësi për të ardhshmen. Ne me demagogjinë e sojit të Buxhovistve dhe të Vllasëve nuk mund të bëjmë histori realiste për të ardhmen, nga se të dy këto figura bëjnë përpjekje që ta shlyejnë memorien e popullit dhe të krijojnë histori të re sipas dëshirës së tyre, duke ngritur edhe njerëz në piedestal pa e argumentuar historia dhe historianët e paanshëm. Pra, organizata e parë pas luftës së dytë botërore NDSH-ja, demonstratat e 1968-81 dhe ato të 89/90, ishin dhe mbetën frymëzim i një lëvizjes së pareshtur ushtarake, Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës që kjo e fundit ishte dhe mbeti përçuese e denjët e të gjitha përpjekjeve të më hershme për çlirimin e vendit, për Republikën e Kosovës, e cila do të jetë vazhduese e vullnetit të popullit për bashkimin me Shqipërinë, Shqipërinë Etnike.

Ne, duhet t’i themi Azem Vllasit dhe sojit të tij të heqin dorë nga mashtrimet, se demonstratat e 11,26 marsit dhe të 1e 2 prillit ishin vullnet i popullit, ndërsa plani B dhe qëndrimi i Buxhovit se “Adem Jashari, Hamzë Jashari dhe e gjithë familja Jashari që nga fillimi i viteve të nëntëdhjeta ka qenë e angazhuar në procesin politik të shtetndërtimit, të cilës i ka prirë LDK.” është më tepër vetëm një farsë mashtrim, e për t’u bindur se nuk qëndron teza e mashtrimit të Buxhovit lexoni këtë argument në Fokus.

Shkruan: Mustafë Krasniqi

Denoncimi

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu