Jusuf Buxhovi: Nuk kam qenë në UDB

0
342

Ish-gazetari Jusuf Buxhovi ka mohuar se ka qenë pjesë e UDB’së në kohën sa ka raportuar prej Gjermanisë.

Sipas tij, akuzat e Hysen Gegës janë shpifje.

“Kjo është gënjeshtër. Është shpifje e tmerrshme”, ka thënë Buxhovi në një intervistë në emisionin Rubikon të KTV’së.

“S’ka dilemë se është terrorist e marksist leninistë”, ka shtuar ai.

Buxhovi ka thënë se çdo i dyti shqiptarë në Gjermani ka qenë pjesë e UDB’së.

Ai ka thënë se Hysen Gega dhe të tjetër janë pjesë e grupeve terroriste, marksiste leniniste.

Fillimisht, në intervistë, Buxhovi ka thënë se kurrë se ka takuar Gegën, ndërkohë më vonë, ka thënë se e ka takuar këtë njeri, pasi ishte Sekretari i një dege të LDK’së.

Ndryshe, Hysen Gega ditë më parë ka treguar se Jusuf Buxhovi ishte pjesë e Shërbimit Informativ të Jugosllavisë (UDB), institucion ky që ka maltretuar mijëra shqiptarë të Kosovës.

Gega ishte arrestuar më 31 dhjetor 1980 në orët e hershme të mëngjesit dhe hetimet penale kundër tij kanë zgjatur rreth 6 muaj.

“Pothuajse gjatë gjithë kohës së hetimeve më kanë marrë në pyetje Mehmet Lumi dhe Lorenc Selmani. Kah fundi i hetimeve më ka marrë në pyetje edhe Adem Ibrahimi, por në fillim të janarit 1981, data e saktë nuk më kujtohet, po ashtu më ka marrë në pyetje edhe Jusuf Buxhovi”, deklaron Gega.

Jusuf Buxhovi: Vrasja e Jusuf Gërvallës lidhet edhe me përplasjet e KGB’së dhe CIA’s në Gjermani

Jusuf Buxhovi, ish-gazetar dhe ish-themelues i LDK’së ka folur për vrasjen e Jusuf e Bardhosh Gërvallës e Kadri Zekës.

Ai ka thënë se CIA e Amerikës dhe KGB’ja e Rusisë janë përplasur në Gjermani dhe vrasja e tyre ka mundur të ketë edhe viktime e këtyre përplasjeve.

“Ka ekzistuar një konfrontim i grupeve marksist leniniste në Gjermani. Z. Gërvalla më shumë ka qenë viktime e këtyre përvijimeve”, ka thënë ai.

“Ka pasur edhe mes shqiptarëve. Këto janë të dhëna të gjermaneve, të BND’së”, ka shtuar ai por BND-ja Gjermane kurr ska pohuar që Vllezrit Gërvalla dhe Kadri Zeka te ken qen viktima te perplasjeve brenda grupeve Poltike Shqiptare, fill pas hetimeve disa javesh, BND-ja Gjermane ka pohuar se UDB-a Jugosllave vrau tre Shqiptaret që sot z. Buxhovi mundohet ta shfajsoi UDB-en dhe Sherbyesit e tyre.

Buxhovi ka thënë se s’duhet ngutur të flasin për autorët e vrasjes së Jusuf Gërvallës pa e thënë fjalën drejtësia.

“Shumë informata të shërbimit informativ gjerman dhe shërbimeve tjera tregojnë se ka pasur një luftë mes grupeve marksist leniniste”, ka thënë ai.

“Duket se vrasje ka të bëjë edhe me këtë kompleksitet. Gjermania ka qenë poligon i gupeve marksist leniniste”, ka shtuar ai.

Buxhovi ka folur edhe për Lëvizjen Popullore të Kosovës, e cila kishte themeluar Ushtrinë Çlirimtare të Kosovës.

Prej vitit 1990 deri ne vitin 1993 Buxhovi ka thënë se edhe LPK’ja ishte bërë anëtare kolektive e LDK’së.

“Për pranimin e LPK’së kanë insistuar amerikanët. Edhe grupet marksist leniniste amerikanët kanë insistuar të futen në LDK”, ka thënë ai.

“Në vitin 1993 hoqen dorën ato grupet në Zvicër e Gjermani. Dikur themeluesit e LDK’së filluan t’i quajnë anëtar të UDB’së”, ka shtuar ai.

Buxhovi ka thënë se amerikanët përpos me LDK’në kanë bashkëpunuar edhe me lëvizjen ushtarake për ta quar përpara ndërtimin e shtetit të Kosovës.

Sipas tij, LDK s’ka fituar në zgjedhjet e fundit pasi ka pësuar fiasko në Prishtinë, në qendrën më të madhe të Kosovës.

“LDK s’ka mundur të fitoj as Prizrenin e Gjakovën”, ka shtuar ai.

Sipas tij, LDK s’mund të jetë alternativë pasi ka shumë probleme të mëdha të brendshme.

”LDK nuk e ka profilin e një parti për të udhëhequr Shtetin. Sa e shoh ka shumë pak dallim prej PDK’së e LDK’së në shumë segmente të jetës”, ka shtuar ai.

Buxhovi ka thënë se Lideri i PDK’së ka sjellje prej despoti.

“Hashim Thaçi ka sjellje despotike”, ka shtuar ai.

Për Vetëvendosje, Buxhovi ka thënë se është duke manipuluar me qytetarët e Kosovës duke përdor parulla kundër shtetit të Kosovës.

Haradinajn dhe AAK’në e ka quajtur parti jo të qytetëruar.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu