Kanë gjetur më në fund arkeologët qytetin legjendar të “Zotit Majmun” ? (Foto/Video)

0
484

Qyteti i Majmunve

Anëtarët e një ekspeditë arkeologjike në Amerikën Qendrore pretendojnë se kanë ardhur deri te zbulimi i diçkaje që ishte hulumtuar që nga shekulli 16.

Ata janë të bindur se në një pjesë të largët të xhunglës në Honduras kanë gjetur atë që quhet për një kohë të gjatë “Qyteti i Perëndisë Majmun” ose “Qyteti i Bardhë”, transmeton Telegrafi.

Bëhet fjalë për qytetin i cili ka qenë selia e civilizimit të zhdukur para rreth 1000 vitesh.

“Kjo kulturë është kuptuar shumë pak dhe për ta dihet shumë pak. Arkeologët madje nuk kanë as emër për këtë”, kanë shtuar pjesëtarët e ekspeditës.

Në këtë vend janë gjetur një numër artefaktesh, madje edhe një piramidë, por arkeologët, të gjitha i kanë lënë aty ku i kanë gjetur. Shumica e tyre pretendohet se i takojnë periudhës prej shekullit 10 deri 14.

Popullsia mistike “Qyteti i Bardhë” kanë respektuar “Perëndinë Majmun”, dhe siç thuhet kanë jetuar në bollëk dhe janë “larë me ari”.

[youtube url=”https://www.youtube.com/watch?v=Q4O2DYyzxHs” width=”560″ height=”315″]

 

qyteti1

qyteti2

qyteti3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu