Katër persona dënohen me 8 vjet burg

0
182

Prishtinë 12 maj- Gjykata e qarkut në Prishtine të enjten ka shpallur fajtor katër persona të cilët akuzohen për veprat krim i organizuar dhe përdorim, shitje dhe shpërndarje të narkotikeve, duke i dënuar me gjithsej 8 vjet e 6 muaj burgim dhe me dënim me gjobë në vlerë prej 3.500 eurosh.

Gjyqtarja Hajrie Shala ka shpallur fajtor Ramush Maliqin, Isa Sahitin, Bedri Mahmutin, dhe Ramush Rexhepin.Që të gjithë të akuzuarve u është ndërprerë masa e paraburgimit.

Dy nga avokatet qe ishin prezentë në sallën e gjykimeve kane paralajmëruar ankesa. Shemsedin Piraj ka thënë se do ta njoftoj gjykatën nëse do të parashtroj ankese ndaj këtij vendimi, ndërsa prokurori nuk ka qene i pranishëm në sallë dhe nuk dihet nëse do te paralajmëroj ankesë apo jo.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu