Katër viktima në dy incidente të ndara në Afganistan

0
83

Zyrtarët thonë se së paku katër persona janë vrarë në incidente të ndara gjate ditës së sotme në Afganistan. Dy nga viktimat janë ushtarë të NATO-s dhe dy pjesëtarë të forcave të sigurisë të Afganistanit.

NATO ka thënë se dy ushtarë kanë vdekur kur një helicopter i forcave të aleancës veri-atlantike është rrëzuar në krahinën lindore, Kost.

NATO ka njoftuar se incidenti që ka ndodhur në afërsi të kufirit pakistanez, është nën hetim. Nuk janë dhënë detaje të tjera.

Ministri i Brendshëm i Afganistanit, sot ka thënë se dy pjesëtarë të forcave të sigurisë së vendit janë vrarë gjatë shpërthimit të një bombe në afrësi të një dege të Bankës së Kabulit, në një krahinë qëndrore të Afganistanit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu