Këmbëngul Ali Ahmeti: Ligji gjuhëve është çështje ditësh

0
130

Lideri i Bashkimit Demokratik për Integrim, Ali Ahmeti deklaroi se është çështje kohe se kur Ligji i gjuhëve do të kalojë edhe leximin e tretë në Kuvend, në versionin siç është miratuar.

Ligji për gjuhët është duke u penguar edhe nga presidenti Gjorge  Ivanov, përshkak se i pari i Maqedonisë, nuk e ka dekretuar këtë ligj.

Ahmeti bëri të ditur se do të takohet edhe me kreun e VMRO DPMNE-së, me të cilin do të bisedohet për çështje të cilat janë në interes të shtetit, por ai shtoi se  nga Mickovski nuk do të kërkojë që të tërhiqen 35 mijë amendamentet e propozuara për Ligjin e gjuhëve, me anë të të cilave partia opozitare maqedonase tenton që të bllokojë miratimin e tij.

Ligji për gjuhën shqipe me sa ju dhe të gjithë opinioni është në njohuri është miratuar. Unë në një rast kam thënë se kemi pritur 150 vite, do presim edhe disa ditë. Jo unë nuk do të bëjë përpjekje për ta bindur kreun e opozitës për tu tërhequr ajo është një cështje dhe një strategji tjetër lidhur me këtë – deklaroi Ali Ahmeti, kryetar I BDI-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu