Kërcënimi më i ashpër kundrejt Dardan Molliqaj

0
81

Lëvizja Vetëvendosje përmes një konference për medie ka treguar se Sekretari Organizativ i Lëvizjes Vetëvendosje Dardan Molliqaj u kërcënua sërish me jetë, njofton Gazeta Blic.

Deputetja nga rradhët e Lëvizjes Vetëvendosje Albulena Haxhiu tregoi kërcënimet që ka marrë Molliqaj mbrëmë.

“Dardan Molliqja dje ka marrë një kërcënim të rradhës. Ky kërcënim është më madhor se ato tjerat. Në këtë kërcënim, kërcënuesi thotë se Molliqaj është në përcjellje, e kjo është e vërtëtë sepse ai e ka treguar edhe rutinën e Molliqajt”.

Sipas Haxhiut këto kërcënime janë më të rënda se ato të kaluarat.

Ndërsa kërcënimi i dytë është nga vëllau i drejtorit  të operacioneve Rashit Qalaj cili është Xhavit Qalaj. Sipas Haxhiut kërcenimi i tij është ky “Ko me të faru me cka të ki gjallë ki mi ra pishmon që je gjallë se këtë ko me zgjedh sipas kanunit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu