Kërcënon kryetari i OVL-UÇK: Gjykata Speciale sjell trazira (Video)

0
259

hzsni-gucati

Kryetari i ri i Organizatës se veteranëve të Luftës, Hysni Gucati ka paralajmëruar se arrestimet eventuale dhe dënimi i komandantëve të Ushtrisë Çlirimtare të Kosovës, nga ana e Gjykatës Speciale mund të sjellë trazira në Kosovë. Gucati në emisionin ‘Fakt Plus’, me Leotrim Berishë ka thënë se organizata të cilin ai e drejton nuk do të qëndroj duarkryq, nëse pjesëtar të UÇK-së do të dënohen nga kjo gjykatë.

“Dënimi i komandantëve të UCK-së nga ana e Gjykatës Speciale do të sjellë trazira dhe ato trazira mund të vijnë nga veteranët e luftës. Ne nuk lejojmë momentin qe dënohet ish komandanti i UÇK-së është dënuar lufta. Nuk është dënuar individi”, ka thënë Gucati.

Në këtë intervistë ai ka folur edhe për inicimin e ndryshimit rrethi ligjit për veteranët e luftës. Në kuadër të ligjit, sipas tij, do të ndryshohet shumëçka duke filluar nga emërtimi konflikt në luftë. Ligji aktual, sipas tij, nuk i përmbush as 10% të veteranëve të luftës.

Gucati e ka vlerësuar të pamjaftueshëm ndarjen e 38 milion eurove në buxhetin për vitin 2017

Ai ka thënë se qeveria i ka premtuar qe gjatë rishikimit të buxhetit do të ndahen edhe 12 milionë euro tjera për këtë kategori.

E sa i përket konfirmimit të dënimeve për rastin Drenica 1 dhe Drenica 2, Gucati ka thënë se do të presin vendimin edhe të Gjykatës Supreme dhe pastaj do të vendosin për veprimet e radhës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu