Kërkesa e PDK-së për largim të EULEX-it, vetëm propagand politike

0
106

Derisa institucionet e Kosovës kanë përgatitur strategjinë për bartjen e kompetencave nga EULEX-i te institucionet kosovare, opozita nuk beson se vendësit janë të gatshëm të marrin të njëjtat përgjegjësi.

Përveç strategjisë, Qeveria e Kosovës dhe deputetë të partisë në pushtet vazhdimisht kanë kërkuar që mandati i këtij misioni të përfundojë në qershorin e 2014-ës, informon Kohavisioni.

Mirëpo, për LDK-në, insistimi i Qeverisë për të mos i vazhduar mandatin këtij misioni është ndërhyrje e drejtpërdrejtë në punën e EULEX-it. Ndërkohë që deklaratat e shpeshtuara të institucioneve të Kosovës për largimin e EULEX-it për Lëvizjen Vetëvendosje janë të pasinqerta dhe vetëm sa për trysni publike.

Visar Ymeri, i cili vazhdon të insistojë se EULEX-i nuk duhej të ekzistonte fare në Kosovë, thotë se arrestimi i disa zyrtarëve të PDK-së për krim të organizuar dhe korrupsion ka shtyrë këtë parti që të kërkojë përfundimin e mandatit të EULEX-it, ndonëse vetëm për publik.

Kohë më parë zyra e BE-së në Kosovës pati deklaruar për KTV-në se përfundimi i mandatit të misionit evropian për sundim të ligjit, EULEX, do të bëhet vetëm pas përfundimit të të gjitha çështjeve të ndjeshme në procesin e bartjes së kompetencave tek institucionet e vendit.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu