Kërkesa e Serbëve për denimin e Shqiptarve dhe pajtimi Shqiptaro-Serb i Hashim Thaqit

0
296

Një kërkim i thjeshtë “Kosovo” në Google, seksioni i lajmeve të vë përpara raportimeve të shumta të medieve botërore për dy gjëra: kërkesa e Serbisë për drejtësi të viktimave serbe dhe themelimi i Komisionit për të Vërtetën dhe Pajtim nga presidenti i Kosovës, Hashim Thaqi.

Mediat ndërkombëtare në vend, i kanë kushtuar rëndësi të madhe çmimit që ka fituar filmi “Home” në BAFTA por menjëherë pas kësaj, e hëna ka qenë e rezervuar për dy lajme që Kosovën e lidhin me të kaluarën, luftën me Serbinë.

Shumica e medieve ndërkombëtare, i kanë kushtuar rëndësi lajmit se serbët po kërkojnë drejtësi përmes Gjykatës Speciale për viktimat serbe gjatë luftës në Kosovë.

AFP ka bërë disa intervista me serbët, familjarët e të cilëve kanë vdekur gjatë dhe menjëherë pas luftës në Kosovë. Ata citohen të kenë thënë është e padrejtë pritja disa vjeçare pa e ditur të vërtetën.

E pikërisht në të njëjtën ditë, një Komision për të Vërtetën dhe Pajtim është themeluar nga Prishtinë, pikërisht nga njeriu që sipas raportit të Dick Marty-t mbi të cilin është nisur edhe krijimi i Gjykatës Speciale, Hashim Thaçi.

Sipas raportit të eurodeputetit, Thaçi tash president i vendit, akuzohet se ka drejtuar një rrjet të stilit mafioz që ka kryer veprime kriminale sikurse kontrabandimi me organe.

Por në mediat botërore, Thaqi, 17 vite më pas, është presidenti që ka nisur themelimin e Komisionit për të Vërtetën dhe për Pajtim.

Ai ka thënë se ky takim është i një formati konsultativ të komuniteteve fetare, të medieve etj. Sipas tij, për të vërtetën dhe pajtimin Kosova nuk duhet askënd ta marrë për model.

“Brezat e rinj duhet ta dinë se çfarë kanë bërë brezat e mëparshëm. Besimi i ndërsjellë duhet fituar, duke u respektuar interesi i palëve. Iniciativa për takimin konsultativ vjen pas konsultave që kam pasur me liderë të mëdhenj të pajtimit. Kam takuar shumë shqiptarë, serbë, boshnjakë, romë, shkali dhe egjiptianë për të konsoliduar këtë ide dhe këtë koncept”, ka deklaruar Thaqi.

Ai ka thënë se forumi nuk tenton ta zëvendësojë asnjë  institucion të drejtësisë, sikurse që s’do të jetë zëvendësim i dialogut në mes Kosovës dhe Serbisë, por do të jetë ndihmues i përmirësimit të raportit Kosovë – Serbi.

Presidenti ka thënë se ndoshta ky hap është i vonë, por shtoi se jemi të parët në Ballkan që po e bëjmë këtë, duke besuar se ky forum do të jetë model për të tjerët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu