Kërkohet respekt për dëshmorët

0
149
Nexhmi Lajqi: Krytari i OVL - UÇK-së, Pejë
Nexhmi Lajqi: Krytari i OVL – UÇK-së, Pejë

Organizatat e Veteranëve të Luftës së UÇK-së në Pejë, kanë shprehur pakënaqësitë e tyre lidhur me përkujtimin që iu është bërë sot dëshmorëve, në ditën e tyre.

E kjo, sepse shtatorja e gjeneral major Shkëlzen Haradinaj dhe pllaka e Dëshmorëve të Martirëve, u nderuan vetëm me homazhe e kurora lulesh.

Për të bërë homazhe pranë dëshmorëve, ishin sot përfaqësues të OVL-së, zyrtarë nga komuna dhe opozita.

Krytari i Shoqates së OVL –UÇK-së në Pejë Nexhmi Lajqi, vendosi lule tek Shtatorja e Gjeneralit Shkelzen Haradinaj dhe u shpreh se Gjaku dhe Sakrifica e bijave dhe bijve me te mire të Atdheut, jan pishtar për të ardhmen e gjeneratave të Kombit Shqiptar deri në Bashkimin e Kombit Shqiptar.

“Aktiviteti për shënimin e 5 majit, ditës së dëshmorëve në mungesë të mjeteve financiare dhe në mungesë të bashkëpunimit me institucionin komunal përfundon me këto homazhe te pllaka përkujtimore me emrat e gjithë dëshmorëve të komunës së Pejës”, ka thënë ai.

E kryetari i Aleancës për Ardhmërinë e Kosovës në Pejë, Ali Berisha, këtë ditë e cilëson si shumë të rëndësishme, që siç tha ai, kjo ditë nuk është vetëm e familjeve të dëshmorëve, invalidëve e veteranëve, por e gjithë njerëzve të kësaj komune.

Nexhmi Lajqi gjat luftës së UÇK-së, 1998 - 1999
Nexhmi Lajqi gjat luftës së UÇK-së, 1998 – 1999

“5 maji është ditë e dëshmorëve të kombit të komunës sonë. Normalisht që në ditë të tillë, ditët e tilla janë jashtëzakonisht ditë të rëndësishme për mbarë popullin e komunës sonë, pasi që në këtë ditë të gjithë populli i komunës së Pejës, në të gjitha përmendoret e dëshmorëve të kombit nderon dëshmorët e vet. Mendoj që kjo ditë nuk është ditë e një subjekti politik, nuk është ditë vetëm e familjeve të dëshmorëve, invalidëve dhe veteranëve të luftës, por është ditë që duhet të festohet nga mbarë populli i Komunës së Pejës pasi që është një vendim i marrur në asamblenë komunale dhe bes oj që vendime që merren në asamblenë komunale duhet të respektohen nga të gjithë”, ka thënë ai.

Edhe Gazmend Muhaxheri, kryetar i komunës së Pejës, në emër të institucionit që ai drejton, ka vendosur kurora lulesh pranë dëshmorëve.

“Është 5 maji dita zyrtare e dëshmorëve të Kosovës dhe ne si institucione vendosëm kurora lulesh për të nderuar kujtimin e tyre”, ka thënë ai.

Ndryshe, dita e dëshmorëve u shënua sot edhe në Shqipëri, Maqedoni, në Luginën e Preshevës dhe trevat e tjera, në shenjë nderimi për ta.

Ata sakrifikuan jetën e tyre për atdhe, në Luftës e Dytë Botërore, luftën e UÇK-së dhe në atë të UÇPMB-së.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu