Kërkohet të ngrihen rrogat e përfaqësuesve të Listës Serbe

0
281

Shkinia

Prej 3 shkurtit të këtij viti, kur u shkarkua Aleksandar Jablanovic nga pozita e Ministrit për Kthim dhe Komunitete, përfaqësuesit politik të subjektit të tij, Listës Serbe, i ka bojkotuar të gjitha aktivitetet e institucioneve qendrore, raporton TV Rrokum.

Por, përkundër bojkotit të punës së Kuvendit e Qeverisë, ministrat dhe deputetët që vijnë nga Lista Serbe, vazhdojnë të marrin rroga të majme nga buxheti i Republikës së Kosovës, edhe pse po i zbatojnë urdhrat e Beogradit.
10 deputetët e Listës Serbe, prej se u betuan, përfshi edhe 6 muajt e ngërçit institucional, i kanë marrë 9 rroga prej hiç ma pak se 1488 euro në muaj. Që i bie se buxheti i shtetit për rrogat e tyre i ka dhanë mbi 133 mijë euro, pa i përfshi edhe përfaqësuesit e tyre në Qeveri.

Në ligjin për të Drejtat dhe përgjegjësitë e deputetit, përkatësisht në Nenin 8, i cili flet për përfundimin e mandatit, pika 1.5 thuhet se deputeti e humb mandatin nëse 6 muaj nuk merr pjesë në aktivitetet e kuvendit.
“Nëse deputeti për 6 muaj nuk merr pjesë në sesionet plenare të Kuvendit ose në mbledhjet e komisioneve, ku asht anëtar.

Në raste të veçanta, Kuvendi mundet me vendosë ndryshe”, thuhet në këtë nen.
Por, përfaqësuesit e shoqërisë civile dhe analistët, kërkojnë që deputetëve, në këtë rast të Listës Serbe, të ju ngrihen pagat. Analisti Imer Mushkolaj, thotë se Lista Serbe me këtë rast, po e shfrytëzon abnormalitetin e vendit tonë.
Sipas tij, institucionet tona duhet me ju jap afat, për të mos zgjatë ma shumë këtë situatë.

Edhe Fisnik Korenica nga Grupi për Studime Juridike dhe Politike, vlerëson se kryeministri Isa Mustafa duhet me ju bërë të qartë se nëse duan të vazhdojnë bashkëqeverisjen, atëherë duhet edhe të jenë prezent në institucionet e Kosovës.
Korenica vlerëson se në rast të mos shërbimit ndaj institucioneve, Lista Serbe duhet me u përballë me shkarkim apo ngrirje të pozitave, që kish me ju ndalë edhe rrogat e tynre.
Por, në nenin 41 pika 1 e po këtij ligji, thuhet se paga bazë dhe kompensimi reduktohen në rast të mospjesëmarrjes.

“1. Nëse deputeti nuk merr pjesë në punimet e seancës plenare ose të organeve ndihmese të Kuvendit, ku ai asht anëtar, paga bazë dhe kompensimi shtesë reduktohen. Nga ky reduktim përjashtohen rastet kur deputeti gjendet në detyrë zyrtare në funksionin e tij parlamentar”, thotë kjo pikë e këtij ligji.
Megjithatë, ky Ligj nuk parasheh ngimje të pozitës, rrjedhimisht edhe rrogave.
Në anën tjetër, drejtuesit e listës serbe dhe përfaqësuesit e tyre në institucione, vazhdojnë të bëjnë të qartë se nuk kanë plane të kthehen shpejt në institucionet e Republikës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu