Këshilla nga psikologu klinik

0
268

Këshillat që dalin nga përvoja e autorit me pacientë, komunikimeve të drejtpërdrejta dhe punës me studentë. Derisa po flisnim rreth përgatitjes për botim të këtij libri, profesor Latif Hoxha, theksonte prerazi se përmes frazave të shkurta dhe të qarta dëshironte t’i ndihmonte lexuesit për të kuptuar shumë çështje të trajtimit të problemeve të ndryshme nga psikologu klinik.  Prandaj, libri është i përshtatshëm për secilin që don të fitojë njohuri elementare, se si të orientohet më lehtë në problemet që i preokupojnë, si pse është e rëndësishme vizita te psikologu, kur duhet kërkuar këtë ndihmë, si t’i tejkalojmë preokupimet e përditshme- vetëm, por edhe me ndihmën e psikologut. Çka është ankthi, si të përballemi me të dhe me situata të ndryshme në përditshmërinë tonë etj.

Sot ka mjaft libra që kanë të bëjnë me natyrën psikologjike, por të rrallë janë ata libra që të orientojnë, që të tregojnë si të veprosh dhe si të gjesh mbështetjen në situata deprimuese, sikurse është libri “Këshilla nga psikologu klinik”.

Nëse s’e përballoni dot vetëm stresin dhe ngarkesat e përditshmërisë, janë profesionistët ata që do të merren me ju, për t’ju ndihmuar. Pra, ju mund të kërkoni ndihmë për problemet psikologjike, sikurse do të kërkonit ndihmë te mjeku për ndonjë sëmundje tjetër. E ndër të tjera edhe këtë na e mëson ky libër.

“Këshilla nga psikologu klinik” është i vlefshëm edhe për ata që në familjet ose shoqërinë e tyre, kanë dikë të prekur nga ankthi e depresioni. Askush nuk duhet të thotë se pse kjo ndodhi me fëmijën e tij,  me vëllain, motrën, bashkëshortin apo bashkëshortin, sepse edhe vetë ai mund të bartë pasoja, por të përpiqet t’i japë ndihmën që u duhet në raste të tilla, sepse ndihma më e madhe, thotë profesor Hoxha, është mbështetja e këtyre personave nga të afërmit dhe njerëzit përreth.

Të gjitha këto që janë thënë në këtë libër janë lehtë të kuptueshme, janë këshilla përmbajtësore e praktike dhe secili mund të veprojë në përditshmërinë tonë duke iu përmbajtur këtyre këshillave.

Një pjesë e teksteve të këtij libri kanë qënë të botuara në mediat elektronike, por ideja për t’i përmbledhur në një libër e ndihmon më shumë lexuesin, që përballimin e situatave të ndryshme ta bëjë pjesë të përditshmërisë së tij.

J. Berisha

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu