Kështu foli Zarathustra -“Koncentrat” fjalësh të mençura nga kryevepra e Niçes

0
105

“Sa më lart që ngjitemi, aq më të vegjël u dukemi atyre që nuk mund të fluturojnë”.

“Unë jam një pyll dhe një natë pemësh të errëta: por ai që nuk ka frikë nga errësira ime, do të gjejë grumbuj me trëndafila nën selvitë e mia”.

“Duhet të jesh gati që të digjesh në flakën tënde; si mund të ringrihesh, nëse nuk je bërë më parë hi”?

“Heshtja është më keq, të gjithë të vërtetat që mbahen të heshtura bëhen helmuese”.

“Njeriu i vetmuar ia shtrin dorën shumë shpejt, kujtdo që takon”.

“Ti e shpërblen mësuesin shumë keq, nëse mbetesh përjetë një nxënës”.

“Ka më shumë urtësi në trupin tënd, se sa në filozofinë tënde më të thellë”.

“Dhe një herë që zgjohesh, do të mbetesh zgjuar përjetësisht”.

“Por armiku më i keq që mund të takosh do të jetë gjithmonë vetja jote; ti rri në pritje për veten tënde, në shpella dhe pyje. I vetmuar, ti do të shkosh rrugës drejt vetes tënde! dhe rruga jote kalon nga vetja jote, dhe përtej shtatë djajve të tu! Ti do të jesh një heretik për veten tënde dhe shtrigan dhe fallxhor dhe budalla dhe dyshues dhe mëkatar dhe i lig. Duhet të jesh gati të djegësh veten tënde në flakën tënde: si mund të bëhesh i ri, nëse nuk bëhesh më parë hi?”

“Por me njeriun është njësoj si me pemën. Sa më shumë që kërkon të ngrihet lart dhe drejt dritës, aq më shumë rrënjët e tij e tërheqin poshtë, në tokë, drejt errësirës, thellësisë – të keqes”.

“Duhet të jesh një det, që të presësh një rrëke të ndotur e të mos bëhesh pis”.

“Ai që ngjitet në malet më të larta, qesh me të gjithë tragjeditë, të vërteta dhe të pavërteta”.

“Nga të gjithë gjërat që janë shkruar, më pëlqejnë ato që njeriu i ka shkruar me gjakun e vet”. / Përgatiti: Bota.al

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu