Këta janë disa nga Deputetët e zyrtarizuar të Lëvizjes Vetëvendosjes

0
116

Kanë mbetur edhe dy ditë deri në skadimin e afatit për dërgimin e listave finale me kandidatë për deputetë të Kuvendit të Kosovës, shkruan Gazeta Insajderi.

6 shtatori është data e fundi kur partitë politike mund të dorëzojnë listën me emra të kandidatëve për deputetë të cilët do të garojnë në zgjedhjet e 6 tetorit.

Sot gjatë ditë Lëvizja Vetëvendosje ka mbajtur shumicën e mbledhje të këshillit nëpër komuna, duke bërë të ditur edhe listat e kandidatëve për deputetë.

Kështu, lista e kandidatëve të Lëvizjes Vetëvendosje nga Qendra e Prizrenit përbëhet nga gjashtë deputetë. Kjo listë përbëhet nga: Arber  Rexhaj, Artan  Abrashi, Dafina  Alishani, Drita Millaku, Hajrulla Ceku dhe Yllza Hoti.

Me po të njëjtin numër të kandidatëve përbëhet edhe lista e deputetëve nga komuna e Gjilanit. Në këtë listë radhiten: Nevdaz Isufi, Arbëreshë Kryeziu-Hyseni, Ismajl Kurteshi, Labinotë Demi-Murtezi, Arijeta Rexhepi dhe Alban Hyseni.

Në anën tjetër, Agon Batusha, Arbërie Nagavci, Mimoza Shala, Kreshnik Alijaj  janë kandidatët për deputetë nga komuna e Gjakovës. Edhe pse në numër më të vogël  ata morën mbështetjen dhe besimin e kolegëve të tyre për të qenë në garë për deputetë në Kuvendin e Kosovës.

Ndërsa, në listën e kandidatëve  për deputet nga  qendra e Lëvizjes Vetëvendosje në Podujevë del të jetë edhe ish kandidati për kryetarë të kësaj komune, Ajet Potera më pas radhitet Saranda Bogujevci, Fitim Haziri, Shpejtim Bulliqi dhe Sabri Kiqmari.

Kurse nga komuna e Vushtrrisë, kandidatë për deputetë janë: Fjolla Ujkani, Besim Muzaqi, Sylejman Meholli, Gazmend Gjyshinca.

Me numër më të vogël të kandidatëve për deputetë nga të gjitha listat e publikuara deri më tani del të jetë  komuna e Lipjanit.

Kandidatë të zgjedhur nga Qendra e Lipjanit janë Xhelal Haliti dhe Berat Recica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu