Kim Mehmeti: Shqiptarët e Maqedonisë janë kapur për fyti nga partitë shqiptare

0
248

Kim Mehmeti ne Prishtine

Kim Mehmeti tha se shqiptarët e Maqedonisë janë kapur për fyti nga dy partitë kryesore shqiptare të këtij shteti, e që janë BDI dhe PDSH.

Ai këtë e tha në një debat të organizuar nga Opinioni i Pavarur Studentor dhe Universiteti i Prishtinës në Fakultetin Filozofik me temën “Roli i Shqiptarëve në Maqedoni”.

Sipas tij, këto dy parti nuk duan që qytetarët shqiptarë të Maqedonisë ta kritikojnë qeverinë e tanishme të këtij shteti, kjo pasi që, sipas tij, me rënien e kësaj Qeverie do të fundoseshin edhe këto dy parti.

“Ju kur e kritikoni atë ju nuk do e vlerësoni, më shumë do hidhërohen partitë shqiptare, sepse me rënien e kësaj qeverie do të zhvishen edhe ata. Ata nuk e kanë hallin se si do të del ai VMRO-ja, por, e kanë hallin se do të zhvishen edhe ata dhe do të del e vërteta. Kështu që rrëfimi për pjesën politike të shqiptarëve të Maqedonisë, mund të jetë edhe shumë i shkurtër. Mund të thuhet se ne kemi dy parti dominonte BDI dhe PDSH, të cilat më të vërtetë janë duar shqiptare por i kontrollon VRMO-ja dhe këto dy duar shqiptare e kanë kapur për fyti shqiptarinë dhe nuk e lëshojnë. Ne shpesh herë jemi të pirur t’i themi të gjitha të zezat politikanëve sikur të ishim ne të mirë. Sikur të ishim ne aq të mirë, nuk do të mund të ishin edhe ata aq të këqijtë”, tha Mehmeti.

Dhe, sipas tij, janë këto dy parti që nuk lënë hapësirë për t’u krijuar ndonjë alternativë e re politike shqiptare në këtë vend, e cila do të mund të përfaqësonte interesat shqiptare, pasi që, Mehmeti thotë se ato kanë para dhe i kontrollojnë mediet ashtu siç duan.

“Shqiptaria duhet të qëndroj mbi të gjitha, shqiptaria do na i mbroj të gjitha, shqiptaria është një ombrellë ku shumë lezetshëm qëndrojnë edhe dallimet tona shqiptare krahinore. Mirëpo ne nuk duhet të lejojmë këtë që të na shkatërrojnë vlerat vetëm shkaku i ndonjë mode tani. Dua të them se është shumë vështir të krijohet në Maqedoni tani ndonjë alternativë e tretë. Sepse këta i kanë edhe paratë, edhe lidhjet meidatike, sepse, kontrollojnë mediet dhe kontrollojnë çdo gjë dhe shumë lehtë të diskualifikojnë”, tha Mehmeti.

Sa i përket skandalit të përgjimeve në Maqedoni, që nxorën në pah edhe qasjen diskriminuese dhe fyese të krerëve kryesorë shtetërorë ndaj shqiptarëve, Mehmeti tha se kjo tregon që Maqedonia është shtet dhunues.

“Dhe ato biseda e shpjegojnë këtë se në Maqedoni nuk ke shtet, Maqedonia është shtet i dhunuar, mirëpo ekziston si shtet, sepse me të vërtet popujt në këto vise janë, sepse ne e dimë qytetarët se Maqedonia nuk ka as polici, as gjyqësor, por, ata vetëm ruhen nga gjyqësori, policia edhe pse nuk i ke në Maqedoni”, tha ai.

Ndërsa, sa i përket krijimit të Gjykatës Speciale në Kosovë, ai tha se përmes kësaj gjëje, ndërkombëtarët iu kanë dhënë mesazh kosovarëve se ata nuk kanë shtet.

“Unë mendoj që gjykata speciale do të themelohet. Mirëpo është një shenjë që tregon se Kosova nuk është shtet. Sepse, sikur Kosova të ishte shtet nuk do të kishte nevojë jashtë diku t’i gjykoj dhe t’i dënoj ata tanët që e meritojnë atë. Do të thotë, bashkësia ndërkombëtare me këtë u dërgoj një porosi kosovarëve dhe u tha ju nuk keni shtet, ju nuk keni gjyqësore, mirëpo, ai gjyqësor mund të ju dënoj juve, mirëpo me gjërat që i kemi ne do kemi gjykatën speciale dhe do të ju qojmë gjyqtarët tanë. Prandaj Kosovarët duhet të parashtrojnë një pyetje bashkësisë ndërkombëtare, atëherë pse gjithë ato investime për 11 vite, e nuk ja dolët asnjë gjykatë vendore ta bëni dhe të mos ketë as 10 gjyqtaër që ju do t’i besonit, sepse, kjo është mosbesim ndaj institucioneve kosovare nga ana e bashkësisë ndërkombëtare. Dhe si e tillë tregon shumë për atë që merr vesh e për atë që nuk merr vesh nuk tregon asgjë dhe vetëm ulet e lutet Inshalla mua nuk do të më gjykoj”, tha Mehmeti.

Për gjithë këtë gjendje, ai shprehet i bindur se ndryshimin nuk mund ta bëjë asnjë e vetëm në gjithë trojet shqiptare mund ta bëjë rinia, pasi që, sipas tij, rinia është forca e shqiptarisë e cila çdo herë ka bërë ndryshimet më të mëdha në trojet tona. /KP/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu