Kjo është faqja ku zbulohen veteranët e rrejshëm (Foto)

0
336

Veterani i rrejshem

Pakënaqësitë, pas publikimit të listave të veteranëve të luftës nga ana e komisionit për identifikimin e tyre, po vazhdojnë. Përveç protestave dhe deklarimeve publike kundër emrave që janë futur në këto lista pa qenë pjesëmarrës në luftën në Kosovë, në rrjetin social facebook është krijuar një faqe ku po identifikohet secili person përfitues i statusit të veteranit pa meritë.

Faqja “Veterani i pavërtetë” është shumë aktive që nga fillimi i marsit dhe çdo ditë publikon emra të personave të ndryshëm, që sipas tyre, nuk kanë qenë në luftë, megjithatë pas publikimit të listave të veteraneve emrat e tyre figurojnë si pjesë e tyre.

Kjo faqe është krijuar për të demaskuar të gjithë ata që paturpësisht u kontrabandian në listat e veteranëve, kur kurrë nuk ishin pjesë e luftës”, thuhet në përshkrimin e faqes dhe po ashtu jepet edhe një email ku secili mund të raportoj për raste të ngjashme, transmeton Gazeta Express.

Numri i emrave të publikuar në këtë faqe është shumë i madh, dhe le të kuptohet se Komisioni për njohjen dhe verifikimin e statusit të dëshmorit të kombit, invalidit, veteranit, pjesëtarit apo të internuarit të luftë së UÇK’së ka lenë shumë hapësira për ty kryer dallavere apo ka bërë shumë gabime gjatë kryerjes së punës se tyre.

Këtu mund t’i shikonit listat me emrat e atyre që thuhet se nuk kanë marrë pjesë si ushtarë në luftën e UÇK’së.

Veterani i rrejshem 1

 

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu