Kjo është Kosova: Lapidarët e dëshmorëve në Podujevë e Gjilan shëndërrohen në deponi mbeturinash (Foto)

0
314

Varrezat e Deshmoreve

Gjendja në varrezat e dëshmorëve dhe në lapidarët e tyre është në gjendje të mjerueshme. Në ato vende ku janë vendosur 15 vite më parë kanë mbetur vetëm dërrasat e kalbura që janë vendosur në vend të të altarit, ndërsa varret janë bërë rrafsh me toke.

Në një gjendje të mjerueshme ndodhen edhe lapidarët e dëshmorëve. Lapidari i dëshmorëve të kombit te “Tabet e Llapashticës” në Podujevë, është mbuluar me mbeturina.

Në atë hapësirë kur para 15 vitesh u luftua për lirinë e Kosovës, tani është shndërruar në një deponi, ku banorët e kësaj ane hedhin mbeturina.

Për gjendjen e varrezave të dëshmorëve kanë shprehur shqetësim edhe deputetët e Kuvendit të Kosovës, në legjislaturën e katërtë, duke kërkuar nga Qeveria dhe institucionet komunale që të përkujdesen për këto varreza.

Shqetësim për këtë kishte shprehur edhe Lëvizja Vetëvendosje!, dega në Gjilan, ka shprehur sot brengën e saj për gjendjen aktuale në të cilën ndodhen Varrezat e Dëshmorëve në Gjilan.

Ata kanë fajësuar pushtetin aktual të LDK-së dhe atë të kaluarën edhe pushtetin e kaluar PDK, që gjendja atje është e degraduar dhe se projekti në fjalë nuk po kryhet akoma, për ta shndërruar atë vend nga një vend që aktualisht, siç shprehen në Vetëvendosje!, është për t’u ndier keq, në një vend të krenarisë kombëtare.

Varrezat e Deshmoreve 1

Varrezat e Deshmoreve 2

Varrezat e deshmoreve 3

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu