Kjo është maska e përdorur nga grabitësi Admir Murataj në Rinas

0
178

Grabitja e së mërkurës në Rinas ishte mendur në detaje. Gjithçka ndodhi në më pak se 5 minuta në një koordinim perfekt. E vetmja gjë që deri tani duket se ka shkuar keq është vrasja e 40-vjeçarit Admir Murataj.

Ky i fundit ishte një nga grabitësit që kishte zgjedhur një mënyrë të veçantë maskimi. Për të humbur gjurmët dhe ngatërruar hetuesit ai kishte vendosur një maskë silikoni në kokë. Maska që përdori ai gjendet lehtësisht në internet dhe kushton bashkë me transportin vetëm 33 dollarë.

Në një grabitje që përfundon me 8 milionë euro, një çmim i tillë është i papërfillshëm. Maska të tilla përdoren shpesh nga grabitësit në raste të ngjashme. Nga burime të lapsi.al pranë grupit të hetimit, mësohet se Murataj e kishte lidhur maskën që të puthitej sa më mirë me kokën e tij.

Përveç fytyrës ajo mbulon edhe qafën dhe një pjesë të gjoksit. Murataj mbante edhe antiplumb poshtë këmishës, por plumbi i marrë në kokë ishte fatal për të./Lapsi.al



PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu