Kjo eshtë pasuria e Vjosa Osmanit

0
112

Lidhja Demokratike e Kosovës pritet që në zgjedhjet e 6 tetorit të garojë me Vjosa Osmanin për kryeministre.

E kjo e fundit, muaj më parë i është përgjigjur ftesës së Agjencionit Kundër Korrupsionit për deklarimin e pasurisë.

Osmani duket se qëndron mirë edhe financiarisht.

Nga kursimet  dhe kredia Osmani ka një banesë në vlerë 40 mijë euro, derisa një tjetër në emër të bashkëshortit në vlerë prej 67 mijë euro, shkruan Indeksonline.

Tutje, bashkëshorti i saj gëzon edhe dy shtëpi vlera e të cilave është bukur e lakmueshme, njëra 125 mijë e tjetra 190 mijë euro.

Poashtu, në emër të bashkëshortit ajo ka deklaruar dy garazha dhe parcel toke prej 138 mijë euro.

Me kaq nuk përmbyllet pasuria e familjes së Vjosa Osmanit.

Vajzat e saj binjake kanë në llogaritë bankare nga 40 mijë e 153 euro, derisa vet Vjosa ka para të mbajtura në institucione financiare mbi 148 mijë euro, kurse bashkëshorti i saj gati 132 mijë euro.

Në formularin për deklarimin e pasurisë, Vjosa ka bërë me dije se nuk ka veturë personale derisa bashkëshorti i saj është pronar i një veture prej 19 mijë euro.

E gjithe kjo pasuri e Vjosa Osmanit eshte e deklaruar por esht e pamundur te gjeshe mbules se si e beri zonja Osmani gjithe kete pasuri me te ardhurat e tyre mujore ?

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu