Kjo është struktura e Gjykatës Speciale për Krime të Luftës

0
316

Gjykata Speciale

Gjykata Speciale do të funksionojë krejtësisht paralel mekanizmave kosovare të drejtësisë. Kjo do të jetë evidente në organizim, strukturë e kompetenca, shkruan sot Koha Ditore.

Projektligji për Specialen përmban edhe arkitekturën e organizimit të kësaj gjykate, emri zyrtar i të cilave është “Dhomat e specializuara”. Do të përfshijë këto organe: Dhomën e Gjykatës Themelore, Dhomën e Gjykatës së Apelit dhe Dhomën e Gjykatës Supreme.

Do t’i ketë edhe zyrat e regjistrimit, që përfshijnë: Zyrën e mbrojtjes, Zyrën për pjesëmarrjen e viktimave, Zyrën për mbrojtjen dhe mbështetjen e dëshmitarëve, Njësinë e menaxhimit të paraburgimit dhe një Zyrë të Ombudspersonit.

Projektligji përshkruan edhe strukturën e Prokurorisë së specializuar, e cila do ta marrë mandatin dhe personelin e Task Forcës Hetimore Speciale (SIFT). Do të jetë zyrë e pavarur për hetimin dhe ndjekjen penale të krimeve brenda juridiksionit të dhomave të specializuara.

Dhe për të gjitha çështjet që referohen tek Gjykata Kushtetuese, të cilat ndërlidhen me dhomat e specializuara apo Prokurorinë e specializuar, Kushtetuesja do të mblidhet dhe do t’i shqyrtojë ato çështje, por “në përbërje të vetëm tre gjyqtarëve të saj ndërkombëtarë”.

Përndryshe tashmë është bërë e ditur edhe zyrtarisht që Prishtina do të ketë të drejtë vetëm të jap “mendimin” për përbërjen dhe pamjen e kësaj Gjykate por s’do të ketë mundësi në ndërhyrjen e saj për të. “Kompetencat” për Gjykatën Speciale i ka Presidentja e vendit Jahjaga kurse Kuvendi i Kosovës duhet ta votojë atë me 81 vota për nga 120 deputetë sa ka Kuvendo. Partitë opozitare- VV!, AAK dhe Nisma por dhe deputetë nga PDK kanë paralajmëruar se do të votojnë kundër themelimit të Gjykatës Speciale. Pritet që së shpejti të fillohet me procedimin e themelimit të kësaj Gjykate.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu