Koci: Prokuroria e Speciales do të fillojë këtë vit me veprime konkrete

0
405

Zyra e Prokurorisë së Specializuar do të fillojë këtë vit me veprime konkrete, duke arrestuar persona të caktuar, të dyshuar për krime lufte dhe krime tjera të renda, dhe do të bëjë kërkesa për caktimin e paraburgimit. Kështu ka thënë për “Zërin”, avokati Arianit Koci. 

“Shumica prej atyre kërkesave të Prokurorisë do të aprovohen. Ka shumë arsye, por arsyeja kryesore është se te ndërkombëtarët është krijuar përshtypja se në Kosovë, dëshmitarët janë të rrezikuar”, ka thënë Koci.

Sipas tij, veprimet e Prokurorisë do të kenë padyshim edhe efekte në skenën politike.

“Kjo Gjykatë, me aq sa kemi informacione, do të merret me të ashtuquajturit “peshqit e mëdhenj”. Disa prej tyre janë aktivë në politikë. Arrestimi i disa politikanëve do të shkaktoje domino-efekt. Të pandehurit, politikanët, disa prej udhëheqësve të UÇK-së, por edhe ushtarët e nivelit më të ulët, mund të fillojnë ta inkriminojnë njeri-tjetrin”, ka thënë Koci.

Sipas Kocit, pafajësia do të jetë një rrugë e rëndë dhe e gjatë, për shkak se disa elemente të sigurimit shtetëror të Serbisë, e që kanë qenë aktivë gjatë luftës, janë aktivë edhe tash.

“Organet tona të sigurisë, nuk i kemi të përgatitur sa duhet, që dezinformatat dhe luftën speciale të Serbisë, ta neutralizojnë. Për këtë kemi vetë ne faj, e posaçërisht krahu i luftës, me politika të gabueshme kadrovike. Thënë shkurt, shteti nuk mbahet me njerëz të afërt partiakisht e të mangët profesionalisht”, ka thënë Koci.

Megjithatë ai ka shtuar se lufta e pastër e UÇK-së, nuk do të dëmtohet, por individë të caktuar, do të ballafaqohen me dënime serioze, nëse konstatohet fajësia e tyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu