Kohës së armpushimit, mes republikës së Kosovës dhe Serbisë, po i afrohet fundi

0
285

Aktet e terrorit shtetëror të serbisë në veri të Kosovës nuk ndalet me kash e lashe politike, por me aksione antiterroriste të forcave Shqiptare !

Vrasja e fundit e shqiptarëve në gjumë në Mitrovicë me akte terroriste të shtetit Serb, është kulmi i akteve të terrorit shtetëror të Serbisë në Republikën e Kosovës. Koha është që terrori shtetëror serb të merr një përgjigje konkrete me të cilën Serbia do ta kuptoj se loja me terror nuk mund të kalon pa ndeshje me aksionet e vendosura antiterroriste të NATO-s. Dhe nëse NATO dështon dhe vazhdon të toleron këto akte të terrorit shtetëror të Serbisë në Republikën e Kosovës, Serbia do të ndeshje me aksionet e vendosura antiterroriste të Forcave të Mbrojtjes dhe të Sigurisë të Republikës së Kosovës dhe të Shqipërisë. Nëse jo me ato zyrtare, do të ndeshet me ato jozyrtare. Kohës së armëpushimit po i afrohet fundi.

Që nga 1999 Mitrovica në veri po kullon gjak. Dallimi mes Srebernicës dhe Mitrovicës është aty se në Srebernicë në pranin e Kontingjentit të ushtarëve të Holandës në kuadër te forcave paqeruajtëse të OKB u vranë brenda disa ditëve mbi 8000 dhe u shpërngulen dhjetëra mija boshnjak mysliman. Ndërsa në Mitrovicës në pranin e KFOR-it e UNMIK/EULEX-it po vriten shqiptarët pak nga pak, por me synim që të arrihet numri i të vrarëve dhe të shpërngulurve shqiptar si të boshnjakëve mysliman në Srebernicë. E tërë kjo me synim të spastrimit etnik të shqiptarëve nga trojet e veta etnike.

Gjendja është tepër serioze, andaj si edhe shumica e popullatës e Republikës të Kosovës edhe unë bukur me padurim e prita Seancën e jashtëzakonshme të Parlamentit për gjendjen në veri. Dita me shkoi duke pritur fillimin e saj, dhe dikur e humba besimin se kjo Seance do të jetë publike. Në këto kujtime vete fillova të e arsyetoj Seancën e Mbyllur për shkak të gjendjes së jashtëzakonshme, dhe mendoja se në ditarin e mbrëmjes do të epet një lajm telegrafik mbi disa konkluzione që mund të thuhen publikisht. Tjerat Vendime të kësaj Seance për veriun do ti marrim vesh përmes aksioneve konkrete antiterroriste në teren. Por, këtë ëndërr timen e prishi fillimi i seancës në orët e pas ditës. Seanca filloi me një stil që nuk kishte lidhje me gjendjen e jashtëzakonshme në veri!

DERISA PRITEJ FILLIMI I SEANCES

Gjatë kësaj kohe derisa po pritja fillimin e kësaj seance në mendime u ktheva në të kaluarën dhe mu kujtuan tera ngjarjet e pas 1999. Mu kujtua Trakti i par qe kisha hartuar kundër sundimit diktatorial te UNMIK-ut menjëherë pas vendosje se ti, i cili u shpërnda nga studentet dhe veteranet e Shoqatave të UÇK-ës, demonstratat që kishim organizuar bashkë Lideret e Shoqatave të UÇK-ës ne krye me Vehbi rafunen e me Liderët e Unionit të Studentëve Afrim Hotin, Gani Morinën, Dafina Spahiun etj. kundërt diktaturës se re të Brukselit mes viteve 1999-2002. Mu kujtuan burgosjet e ushtarakëve te UÇK nga ana e KFOR-it e UNMIK-ut, preje Gjeneral Ruzhdi Saramatit, Salih Veselit e deri te Fatmir Limaj. Pastaj e di se në momente kritike kur po bisedohej për krijimin e Ministrisë së Punëve të Brendshme pata zhvilluar një takim me Gjenarl Ramadan Qehajen që aso kohe ishte Këshilltar për Siguri në Kabinetin e ex-Kryeministrit Bajram Kosumit, për të biseduar për Kandidimin tim për këtë detyrë. Pastaj kam veprua kështu kur në diskutim ishte emërimi i Drejtorit të Inteligjencës dhe për emërimi i Drejtorit të Policisë të Kosovës, pas shkarkimit të Sheremt Ahemetit e Behar Selimit.

Por, me që unë isha këmbëngulës që të mos anëtarësohem në as një Parti Politike dhe që të mos i shërbeji partive Politike por vetëm popullit e vendit tim, përgjigja ishte – heshtja injorante. Ambiciet e mija kufizoheshin që të marr pjese në ndërtimin fillestar të këtyre institucioneve, që të organizoi shpartallimin e formacioneve të MUP çetnik të Serbisë brenda Republikës së Kosovës dhe që pastaj të tërhiqem në jetën private. Edhen kur filloi hartimi i ligjeve për këto institucione unë prapë bëra oferte që të marr pjese në hartimin e tyre, me që pash defekte të mëdha në projekt ligjet përkatëse. Por, përsëri hasa në vesh të shurdhër. Në krye të këtyre institucioneve u emëruan njerëz jo profesionist e pa përvojë dhe u miratuan ligje diletante qe sollën deri te kjo gjendje ku jemi tani.

Atë që në atë kohë unë do ta realizoja me tri Brigada për tre muaj me armatimi ton të UÇK, tani nuk e di se a mundet te realizohet me tri divizione me armatim NATO-s. E përshkrova këtë kohë dhe këto ngjarje të kaluara vetëm për të njoftuar opinionin se unë nuk jam marr vetëm me analiza, por se kam qen gjithmonë në dispozicion të popullit dhe të vendit tim edhe për veprime praktike. Por se kam hasur ne vesh te shurdhër të institucioneve. Andaj tani kam ardhur në situatë që të përsërisë Kryeministrit Hashim Thaqit atë qe i kam than ish Kryeministrit Bujar Bukoshit në vitin 1998 pas masakrës se Prekazit: që ose Shpalle Gjendjen e Jashtëzakonshme dhe fillo Mobilizimin Ushtarak, ose më nuk e njoh Qeverinë tende dhe se për autoritet të vetëm e njoh vetëm Adem Demaçin dhe Shtabin e Përgjithshëm të UÇK.

SI U SHNDËRRUA FOLTORJA E KUVENDINT NË FALLTORE?

Posa Seanca e Jashtëzakonshme filloi u pa çart se Qeveria kishte hartua disa teknika e taktika dhe një strategji për me e vjedhë kohën e seancës përmes të pjesëmarrjes në debat gati të të gjithë ministrave me disa fjalime tejetej bajate. Në mungesë të karrigeve në sall nuk munden të zënë vend edhe të 6 zv. Kryeministrat 20 e sa Ministrat e 36 zv. Ministrat, andaj si dukej ata ishin duke prit radhën me marr fjalën ne korridoret e Kuvendit.

Kjo e bezdisi shumë opozitën dhe ajo në vend se të kërkonte veprime e aksione konkrete të Qeverisë kundër akteve terroriste të shtetit Serb në veri të vendit ton, ajo kërkonte dorëheqjen e saj, pa ofruar as një alternativ konkretet. Dihet se as dorëheqja nuk mundet të epet pa u fitua ajo me pune konkretet. Ndryshe në vend të dorëheqjes zbatohet përgjegjësia penale. Arrestimi dhe gjykimi i Qeveris për tradhti dhe për pasurim të pa ligjshëm. Por, duke ndie veten mbi ligjin dhe pa qa kokën Kryeministri me zv. Kryeministrat lëshonin sallën, kur flisnin Shefat e Grupeve parlamentare, pastaj kur fliste Kryeministri, zbrazej salla prej krejt opozitës.

Kështu Seanca e jashtëzakonshme për veriun u shndërrua në një spektakël tragjikomedie të jo seriozitetit të jashtëzakonshëm të Qeverisë dhe të 45 Partive Politike, që i përngjante përrallës “Ali Baba dhe 40 hajdut” ! Populli me të drejtë priste që e tërë Seanca e jashtëzakonshme të merret me masat kundër terrorit shtetëror serb, dhe askush nuk priste që opozita mu në këtë seancë të kërkonte dorëheqjen e qeveris për të ardhur vet në pushtet, as që qeveria do te shndërronte Seancën e jashtëzakonshme kundër terrorit shtetëror serb, në seance kundër opozitës me demonstrimin e një papërgjegjësie vulgare për gjendjen e krijuar nga paaftësia e saj për të qeverisur.

LVV e përsëriti gabimin e fillimit të këtij viti me zhvendosjes së vëmendjes nga barrikadat të çetnikeve serb në vendkalimet kufitare te Dheu i Bardhë dhe në Mendare, duke zhvendos kësaj radhe vëmendjen nga aktet e terrorit shtetëror serb brenda vendit ton, në lufte kundër qeverisë, e për të ardhur vet në pushtet, ne vend se te kërkon nga qeveria që të kryej detyrat e veta me një afat të caktuar në Kuvend, pas te cilit, Qeverisë nuk i epet e drejta në dorëheqje, por në shkarkim dhe përgjegjësi penale, nëse nuk i përmbush detyrat e veta. Kështu edhe LVV dal nga dal po largohet nga brigjet e interesave kombëtare dhe nga kursi i kohës kur ka qen Lëvizje që ka luftua për shtet dhe gjithnjë e me shumë po u afrohet e po identifikohet me partitë politike qe ju intereson vetëm ardhja në pushtet, me çdo kusht dhe me çdo mjet. Andaj ju bëjë thirrje aktivisteve te LVV që të korrigjojnë kursin dhe të kthehet zbatimit të Manifestit të LVV që Lëvizja e ka pas para se të bëhej Parti , nëse vërtetë e duan krijimin e shtetit dhe bashkimin kombëtar.

Në këto momente të rënda mu kujtua ex-Premieria Angleze Margaret Thatcher, kur në vitin 1982 i shpalli lufte Argjentinës për shkak të okupimit të ujdhesave Folklande të cilat ishin 3000 milje larg BM e ku banonin rreth 1000 banor, por ato ishin nën sovranitetin e Anglisë, dhe Anglia ato i ktheu nën sovranitetin e vet me luftë. Në atë situatë lufte u veprua si pas Kushtetutës të Mbretërisë së BM. Në momentin kur Anglia gjendet në luftë Parlamenti pushon së vepruari dhe i tërë potenciali ekonomik shtetëror e privat vihet në dispozicion të luftës duke e koncentrua e tërë përgjegjësia në duar të Qeverisë. Kështu psh. edhe anijet turistike private u vuan ne dispozicion të Ushtrisë britanike. Kur u kthye sovraniteti britanik në ujdhesat Folklande, Anglia ju kthye parlamentarizmit normal dhe partie grindavece vazhduan avazin e vet te vjetër.

Mu kujtua edhe Turqia e vitit 1980 kur në Turqi vriteshin nga 30 njerëz në dite si pasoj e anarkisë të partive politike. Mu kujtua edhe grushtet i Gjeneral Kenan Evrenit që shpëtoi Turqinë nga terrori i anarkistëve në vitin1980 që po e rrezikonte shkatërrimin e Turqisë si shtet. Grushtet i Gjeneral Kenan Evrenit, po ashtu mbështetej ne Kushtetutën e Turqisë, si pas të cilës nëse vendi rrezikohet nga agresioni i jashtëm apo nga anarkia e brendshme, Ushtria Turke merr pushtetin deri ne sigurimin e plote të sovranitetit dhe të demokracisë së brendshme të Turqisë. Pas 7 viteve të pushteti ushtarak Kenan Evreni e ktheu në Turqi parlamentarizmit normal dhe partie politike vazhduan veprimin e vet politik por pa akte terroriste mes veti .

MITROVICA NUK ËSHTË 3000 MILJE LARG, POR VETËM 30 km LARG PRISHTINËS

Mitrovica nuk është 3000 milje larg por vetëm 30 km larg Prishtinës, në Mitrovicë qe 13 vite Serbia kryen akte të terrorit shtetëror dhe atje shqiptaret nuk mbrohen as nga OKB, OSBE, BE dhe as nga NATO, por ato akte terrori Serbia i bënë në sy dhe nën sqetullën UNMIK / EULEX-it, KFOR-it francez e BE e OSBE-ës. Ndërsa këto struktura të huaja nuk i lejojnë institucionet e Republikës së Kosovës që të krijon Ushtrinë e vet dhe që ajo të ushtrojnë rolin e vet kushtetues që të kthenë sovraniteti e saj në ato vise tona etnike. Këto struktura të huaja janë ato që e kanë shkatërrua një pjesë të armatimit të UÇK-ës dhe te Ushtrisë së Republikë së Shqipërisë derisa e kanë armatos Greqinë dhe i kanë heq embargon në armatim Serbisë.

Kur këto fakte dihen publikisht, shtrohet pyetja çka presin e përse nuk veprojnë institucionet shtetërore shqiptare që nuk i përmbushin detyrat e veta kushtetuare? Përgjigja është thjesht dhe e dhimbshme. Ato janë të korruptuara dhe të pa afta të kryejnë detyrat e veta, andaj bëjnë gjithçka që të veprojnë si kukulla vasale të një autonomie kulturore nën sundimin e Brukselit. Shihni vetëm se si sillen liderët hipokrit politik të Tranës, Shkupit e Prishtinës duke e spiunuar njeri tjetrin te Brukseli për të siguruar do privilegje personale për vete nga BE. Aq ju bënë atyre për interesa nacionale! Liderët e opozitës nuk kritikojnë ata në pozitë pse veprojnë kështu, por vetëm për të i rrëzuar ata nga pushteti vasal e për të ardhur vet në pozitat e tyre vasale.

QËSHTJA E VERIUT TANI KËRKON MOBILIZIM TË TERSISHEMM KOMBËTAR

Tëra këto fakte qojnë deri te përfundimi se Kombi Shqiptar duhet të fillon nga riorganizimi i vet duke filluar nga organizimi i Këshillave Popullore Bashkësia Lokale, (aty ku secili e njeh secilin duhet te fillon edhe mobilizimi ushtarak) e deri në nivel të Vendit, në një Lëvizje për Pavarësi Kombëtare, e cila për platformë të veprimit të vet do të ketë Programin Kombëtar të Lidhjes të Prizrenit. Ky Program do te bashkoi tera forcat përparimtare dhe do te diferencon tëra forcat reaksionare. Kombi ynë nuk ka nevojë për 100 programe as për 100 parti!

Duke i eliminuar partitë politike nga skena politike, eliminohen shkaqet e përçarjeve e mundësohet bashkimi faktik dhe pas saj vjen edhe bashkimi fizik i kombit ton. Pa u bashkua shqiptaret mes veti nuk bashkohet Shqipëria. Për me u bashkua shqiptarët duhet me i shua partitë politike – moniste e pluraliste. Kombi Shqiptar duhet të heq dore nga shabllonet huaja moniste e pluraliste dhe duhet t´i kthehet demokracisë autentike pa parti politike.

Me që organizmi kërkon kohë, qytetaret dhe fshatarët nuk duhet pritur qe ti organizon dikush tjetër por vet duhet të fillojnë organizimin dhe pajisjen me armatim mbrojtjes dhe të presin instruksionet për veprim nga Këshilli Nacional që do të del si rezultat i organizimit nga baza lart. Ushtarakët e UÇK (ushtar e oficer) të Armatave Kosovës Qendrore, të Kosovës Lindore, të Kosovës Jugore dhe të Kosovës Perëndimore duhet të rirreshtohen në formacionet e veta dhe të vihen në gjendje gatishmërie dhe të presin Urdhëratë e Shtabit të Përgjithshëm të UÇK/UKSH.

Në një situatë lufte ata që merren me përçarje e me shpifje dhe me gjithfarë emërtimesh e shenjash anarkiste, apo qe shkelin rregullat e luftës do të ndeshen me vendimet e Gjyqeve Ushtarake me procedure të shkurtër. Ne aktualisht jemi në gjendje para shpërthimit të një lufte të re me Serbin, dhe ata qe hapin fronte të brendshëm do të konsiderohen se janë aletë të Serbisë. Në rast të shpërthimit te luftës, gjatë kësaj kohe Kushtetuta dhe Ligjet të aplikueshme në Republikën e Kosovës do të janë vetëm Kushtetuta dhe Ligjet e Republikës se Shqipërisë.

KOHËS SË ARMPUSHIMIT MES REPUBLIKËS SË KOSOVËS DHE SERBISË PO I AFROHET FUNDI!

 

Shkruan: Avdullah Prapashtica

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu