Komandant Malisheva letër nga burgu i Prilepit (3): Para sulmit në Kumanovë, Mirsad Ndrecaj është takuar me amerikanët!

0
314

Malisheva

Në vazhdimin e tretë të letrës së Muhamet Krasniqit – komandant Malishevës, ndër të tjerash dëshmon se për grupin e Kumanovës, kanë qenë të informuar edhe diplomatët amerikanë. Komandat Malisheva tregon se është e vërtetë se Mirsad Ndrecaj dhe Beg Rizaj  janë takuar me disa agjentë të DBK-së së Maqedonisë.

Apeli i Muhamet Krasniqit – Komandant Malishevës për Kosovën: Mos na leni të  dergjemi burgjeve të Maqedonisë

E përgatiti Bajrush Morina

Ajo që mund të thëm e që është më e rëndësishme është fakti se për aktivitetin e grupit tonë kanë qenë të informuar edhe SHBA-të sepse amerikanët kanë qenë e janë miku ynë i përjetshëm. Amerikanët kanë kërkuar nga Mirsad Ndrecaj e Beg Rizaj, që në grupin tonë të mos involvohen element të ISI-it, pra elemente fetar të mos inflirtohen.

Por Mirsad Ndrecaj, i ka garantuar dhe ka premtuar amerikanët se ne do të jemi mendja juaj ,do të jemi sytë tuaj, e do të jemi trupi juaj në teren. Kjo është e vërtetë. Ne nuk kemi pas qëllime të bëjmë sulme terroriste e të vrasim civilë por qëllimi I mobilizimit  ishte mbrojtja e popullit shqiptar përballë diskriminim maqedonas.

Ne nuk jemi as të parët atdhetarë e as të fundit që kemi sakrifikuar për çështjen kombëtare, finalja e gjithë kësaj do të ishte konfederatë ose federatë në ndarje në baza etnike  në Maqedoni. Por të shpresojmë që ka atdhetar dhe të cilët do ta qojnë përpara çështjen e shqiptarëve të këtij shteti maqedonas, ku në Kushtetutën e këtij shteti shqiptarët janë pakicë, e që është absurde. Ky shtet të gjitha ato orkestrime i ka ba për qëllim për me i frikësu shqiptarët që mos t’i kërkojnë të drejtat e tyre e për të gjitha këto bashkëfajtorë janë partitë shqiptare të cilat kanë qenë bashkë në qeverisje në kohët kur kanë ndodhur këto.

Burgjet janë stërmbushur me shqiptarë, e neve na akuzojnë për terroristë (UÇK-ja)dhe terrorizëm. Ne gjithmonë kemi qenë kundër terroristëve e terrorizmit po kështu na ka quajtur edhe Serbia në Kosovë ,e tani këta në Maqedoni.

Komandant Sokoli

Ne nuk jemi terroristë, mos na leni të dergjemi burgjeve të Maqedonisë!

Çdo shqiptar për këta maqedonasit është terrorristë, çdo kush që mban një emblem të UÇ-së  ose uniformën e saj ose edhe një armë për maqedonasit është terrorist. Duhet ta ndalojmë këtë logjikë dhe veprim të maqedonasve njëherë e përgjithmonë. Prandaj i bëj thirrje shtetit shqiptar që është baba i gjithë shqiptarëve , i bëjmë thirrje shtetit të Kosovës që mos  ta lejojnë këtë shtet të na akuzojnë për terrorizëm ,sepse ne nuk jemi të tillë. Ne kemi qenë e jemi vetëm ԭlirimtarë. U bëj thirrje që t’i çmoni vlerat tona sepse jemi vlerë kombëtare.

U munduan të na quajnë ISIS ,po nuk patën ku të kapen ,u munduan të na quanin kriminelë ,se gjoja kemi bërë krime të ndryshme, edhe kjo ra posht sepse kjo ka qenë politika sllave .

Vëllëzër dhe motra ,ne u torturuam për më shumë se tridhjetë orëve  neve na i thyen brinjët ,dikujt ia thyen nofullat ,dikujt krahët  .Asnjë nga ne nuk I ka shpëtuar torturës , prandaj e meritojmë përkrahjen e popullit.

Kjo është e vërteta e luftës në Kumanovë!

Rroftë populli shqiptar!

Letra nga Burgu

P.S. Këtu përfundon letra e Muhamet Krasniqit – Komandant Malishëvës.

Marre nga, Botapress

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu