Komisioni i ekspertëve: Kosova humb territor

0
91

Komisioni i ekspertëve për matjen e territorit  është duke mbajtur një konferencë për media, ku sipas tyre janë gjetur fakte të reja rreth Demarkacionit.

Profesori i Gjeografisë, Shpejtim Bulliqi ka thënë se hulumtimi i ekspertëve të pavarur është bërë me qëllim që të dëshmoj se me Marrëveshjen për Demarkacionin e kufirit me Malin e Zi, Kosova humb territor dhe se me rishikimin e kësaj marrëveshjeje mund të përmirësohen gabimet.

Sipas Bulliqit ka thënë se territorit të Malit të Zi është rritur pas Marrëveshjes së Vjenës. Madje ai ka thënë se tani territori i këtij shteti është me e madhe sesa që ky shtet është prezantuar e pranuar në Organizatën e Kombeve të Bashkuara.

“Sipërfaqja e Malit të Zi vazhdimisht paraqitet e njëjtë, ndërsa territori i Kosovës paraqitet me shumë shifra… prandaj është lehtë të dëshmohet sesa është realisht sipërfaqja e Malit të Zi”, ka thënë Bulliqi.

Më tej deputeti i LDK-së ka thënë se “me ratifikimin e marrëveshjes së gushtit të vitit 2015 territori i Malit të Zi rritet nga 13812km2 sa ka pas historikisht në 13882.44 km2”, ka thënë Bulliqi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu