Komplot në fund të detit, u përdorën edhe shqiptarë

0
428

Përvoja e hidhur e Italisë fqinje, sipër rrëfimit të të penduarit të mafias, Komplot në fund të detit

Nga Riccardo Bocca

Mbetje toksike të fundosura ne det. Me mbulim të shkëlqyer. Në nje xhiro makinash diplomatike dhe para të mbyllura në Zvicër. Më poshtë do ju zbulojmë të thënat e fundit të të penduarit të ‘ndrangheta i cili bëri të mundur gjetjen e relikës së parë.


Intervistë me Francesco Fonti.


Ish bosi i ‘ndrangheta Francesco Fonti është i kënaqur dhe i hidhëruar njëkohësisht. ” “Për vite me rradhë asnjë nuk ka dashur të dëgjojë atë çfarë kanë thënë gjyqtarët. Gjithmonë e kam pranuar që jam marrë personalisht me fundosjen e anijeve të ngarkuara me mbetje toksike dhe radioaktive.


Tregova gjithashtu edhe se ku mund ti gjenin: Në liqenin Cetraro, vendi në të cilin më 12 shtator Rajoni i Kalabrisë dhe Prokuroria e Paola kanë gjetur në thellësinë 480 metra bidona të stivosur.


Por edhe sot që të gjithë e dinë që jam i besueshëm, më duhet që të përballem me një situatë absurde: jetoj i fshehur, i pa mbrojtur, me frikën se do më kërkojnë jo vetëm ata të bandës të cilës i përkas , por edhe krerët e Shtetit që më përdornin mua dhe të tjerë të ‘ndrangheta”
Mbrëmë mora nj telefonatë nga Vincenzo Macrì këshilltari i Drejtorisë kombëtare Antimafia i cili më thotë – Shpresoj që tani mos të na vrasin të gjithëve…- Ja për çfarë bëhet fjalë.


Për ngjarje të cilat godasin në zemër mafian ndërkombëtare dhe disa institucione”
Fonti që është i dënuar me 50 vjet burg si trafikant droge dhe më pas është penduar dhe u bë bashkëpunues me drejtësinë vazhdon:


“Pendimi im ishte zgjedhje për jetën: u pendova sepse kisha neveri për jetën që bëja si mafioz, prandaj le të ndodhi ajo që ka për të ndodhur. Ka shumë pas skena që duhen sqaruar, sidomos pas të shtunës kur shteti do deklarojë gjetjet përgjatë bregdetit Cosetina të anijes me bidona, e gjatë 120 metra dhe e gjerë rreth 20 metra.


Vazhdimi i tregimit të tij fillon që nga viti 1992, kur ish bosi shpjegon se si ka fundosur anijet Cunski, Yvonne A dhe Voriaris Sporadais me pronar Ignazio Messina. ” Në dosjen që kam depozituar në Drejtorinë Kombëtare Antimafia , kam shkruar që në atë rast kemi marrë njerëz nga Klani i Muto nga Cetraro për të na ndihmuar në fundosjen e anijes Cunski, e ndërsa anija Yvonne A u fundos në Maratea.


Ndërsa anija Voriais Sporadais, në bord kishte 75 bidonë me substanca toksike. Në atë kohë nuk tregova pikën e saktë se ku e kishim fundosur, ndërsa sot po tregoj që e kemi fundosur në Melito Porto Salvo në provincën e Reggio Calabria, në detin e Jonit dhe në mënyrë të drejtëpërdrejtë me këtë aksion u kujdes bosi i zonës Natale Iamonte”


Fonti nuk e ka problem që të pranojë se : “Në Calabri ndodhen rreth 30 anije të fundosura, unë kam fundosur 3, por çdo vit në Polsi ( provincë e Reggio Calabria) zhvillohej një mbledhje plenare e ‘ndrangheta ku ndaheshin detyrat dhe vendet se ku do kryheshin fundosje të tjera. Pikërisht në një nga këto mbledhje kam dëgjuar për fundosjen e tre anijeve në zonën mes Sicilise dhe Cariddi, për të tjera në Tropea, dhe për të tjera afër Crotone”


Një gjë tjetër që Fonti i referohet me siguri, është sistemi që rregullonte zhdukjen e anijeve në fund të detit Mesdheut. “Lidhja ime me botën e politikës deri në vitin 1978 ishte një agjent i Sismi që prezantohej me emrin Pino.


Funksiononte kështu: Agjenti Pino kontaktonte bandën e De Stefano në Reggio Calabria, e cila informonte shefin tim Romeo i cili më ngarkonte mua që të lidhesha me Pinon, dhe ky i fundit më tregonte se cfarë sasie mbetjesh duhej të zhduknim ( të fundosnim) dhe gjithashtu interesohej nëse kishim mundësinë e duhur për ta bërë atë punë në mënyrë urgjente”


Fonti vazhdon: ” Ishte një biznes shumë i mirë, fillonte me 4 miliardë lira për ngarkesë dhe shkonte deri në 30 milion lira maksimumi”. Para që shkonin në Lugano, nën llogarinë Ëhisky në agjencinë aeroportuale të Bankës Ubs, ose në ndonjë bankë tjetër në Qipro, Maltë, Vaduz e Singapor. Veprime që kryheshin falë bankierit Valentino Foti.


NDërsa porsa ju përket politikanëve që fshiheshin pas shpatullave të Pinos, ata janë emra të njohur të kronikës italiane”


Më poshtë vazhdon: ” Jam takuar disa herë me Riccardo Misasi njeriu i fortë Kalabrez u Demokracise Kristiane, i cili na tregonte ngarkesat me përbërje toksike që duheshin fundosur ose groposur në territorin Italian apo në ndonjë territor tjetër të huaj.


Në fakt ‘ndrangheta ka bërë të mundur fundosjen e disa ngarkesave në Kenya, Somali dhe Zaire (ish Kongo Belge), duke përdorur kapitenë anijesh italiane ose edhe kapitene të anijeve të vendeve të tjera të Europës me ekuipazh nga të gjitha kombësitë: si maroken, tunizian dhe shqiptar. Por ngelet real fakti që fundosjet më të shumta i kemi bërë në fund të deteve tona, jo vetëm në Kalabri dhe rreth e rrotull saj por edhe në La Spezia, Livorno. Në Livorno kemi fundosur mbetjet toksike të industrisë farmaceutike Nord”


Intervistën e plotë mund ta lexoni në


http://espresso.repubblica.it/dettaglio/complotto-sotto-il-mare/2109748//0


Konstandin Dollani, pedagog në Fakultetin e Shkencave dhe anëtar i Qendrës së Fizikës Bërthamore të Zbatuar


Shqipëria nënshkruan Konventa ndërkombëtare mbi një tranzit të mundshëm të lëndëve radioaktive në vendin tonë. Por a kemi infrastrukturën e duhur për të përballuar transporte të tilla të një rrezikshmërie të lartë, që në të kundërt mund të sjellin edhe katastrofa humane?


Konstandin Dollani, pedagog në Fakultetin e Shkencave dhe anëtar i Qendrës së Fizikës Bërthamore të Zbatuar shpjegon jo vetëm kompleksitetin në të parin e kësaj risie, por dhe një të djeshme dhe të sotshme të Shqipërisë në lidhje me mbetjet radioaktive dhe projektet bërthamore.


Profesor Dollani! Shqipëria ka nënshkruar tre konventa për sa i përket radioaktivitetit, ndërkohë që dy të tjera janë në proces. Ato përmbajnë edhe një kalim të mundshëm tranzit të lëndëve radioaktive nëpër Shqipëri.


Duke pasur parasysh infrastrukturën tonë rrugore kombëtare në ndërtim e sipër dhe të qenit një vend me numër të madh aksidentesh e një Kod Rrugor që nuk respektohet siç duhet, sipas jush, sa rrezikshmëri do të përbënte një kalim tranzit i lëndëve të tilla të rrezikshmërisë së lartë në vendin tonë?

Konstandin Dollani: Konventat ndërkombëtare në vetvete nuk përbëjnë rrezik. Ato nuk lejojnë importin, por vetëm tranzitimin lëndëve radioaktive, që ndryshojnë nga mbetjet urbane. Por edhe këtë, nëse janë kushtet e përshtatshme dhe me marrëveshje mes palëve, vendeve përkatëse të interesuara.


Domethënë, ato nuk detyrojnë asnjë shtet që i ka nënshkruar këto konventa të lejojë edhe tranzitimin. Por edhe ky i fundit, gjithashtu, presupozohet të bëhet nën mbikëqyrjen e strukturave të posaçme të specializuara. Rreziku nuk qëndron tek ajo që kalojnë automjete me radioaktivitet. Rreziku është nëse gjatë transportimit ndodh një aksident.


Sipas jush, cili është segmenti rrugor më i sigurt në Shqipëri në një rast të mundshëm transporti të këtij lloji?


Konstandin Dollani: Mendoj se segmenti më i përshtatshëm është nga Porti i Durrësit deri në Qafë-Thanë. Ndoshta edhe rruga e re e Kosovës. Nëse do të duhej të përdorej pika e Hanit të Hotit nga Mali i Zi, për shembull, do më dukej e pamundur.


Por ndërkohë, një nga rregullat e transportimit të lëndëve radioaktive është të mos kalohet në zona të banuara. Dhe vetë autostrada Durrës-Tiranë është famëkeqe për aksidente dhe gjithashtu mjaft e banuar nga të dy anët dhe në vijimësi. Duket si pa zgjidhje…


Konstandin Dollani: Nuk duhet të kalojnë nëpër qytete, por mund të merren masa të larta sigurie. Nëse janë burime të rrezikshme, që mbartin numrin 7 përveç etiketës, makina mund të përcillet me polici rrugore. Ka 7-8 lloje lëndësh radioaktive dhe ato me numër 7 janë më të rrezikshmet. Por ka dhe jo shumë të rrezikshme dhe që në rast aksidenti kanë pasoja minimale.


Por po të jetë burim që mund të përhapet, pasojat janë të mëdha. Ndaj duhet ditur më parë nëpërmjet dokumentacionit përkatës se çfarë materiali është; i lëngët, i ngurtë, toksik etj.., sepse ka lloj-lloj. Por dhe vetë transportuesi është i interesuari kryesor që mos ketë probleme. Megjithatë, unë nuk besoj se ne do të kemi shumë kërkesa për tranzite të këtij lloji, pasi as Italia, as Greqia nuk kanë centrale bërthamore.


Gjithë fqinjët tanë; Mali i Zi, Maqedonia, Serbia, Greqia kanë vetë laboratorë të standardeve si ne për të trajtuar, menaxhuar mbetjet radioaktive. Gjermania, për shembull, është një vend që ka probleme në këtë drejtim, pasi, meqë që pas Luftës II Botërore nuk lejohet të ketë fabrika që përpunojnë lëndë bërthamore për këtë arsye i çon në Francë për t’i përpunuar dhe Franca ia rikthen të përpunuara.


Dhe për këtë arsye shpesh ambientalistët francezë bëjnë protesta sa herë kalojnë trenat radioaktivë nëpër Francë. Ndërkohë treni vetë nuk ka asnjëlloj rreziku për të shpërndarë rrezatim. Vetëm nëse ai pëson aksident, po.


Sa për hekurudhat tona, duhet të jenë të pakonsiderueshme për këtë lloj transporti?


Konstandin Dollani: As që bëhet fjalë të përdoren hekurudhat tona për një funksion të tillë në gjendjen e keqe në të cilën gjenden.


A ka një infrastukturë të plotë ligjore, struktura të specializuara tek burimet njerëzore për të përballuar një tranzit të tillë?


Konstandin Dollani: Shqipëria i ka kushtet për tranzitim, sepse ka legjislacion për mbrojtje nga rrezatimi, ka edhe një komision për mbrojtjen nga rrezatimi, i cili mbikëqyr gjithë veprimtarinë ligjore në këtë fushë brenda vendit. Ka edhe struktura përkatëse që varen nga Qendra e Fizkës Bërthamore e Zbatuar, ku punoj edhe unë.

Pavarësisht se ka infrastrukturë ligjore, ne vuajmë për zbatimin siç duhet anekënd vendit, e po të kujtosh arsyet e shpërthimit në Gërdec, ku nuk gjen legjislacion të zbatuar, kjo të fut frikën edhe në argumentin mbi të cilin po flasim.


Konstandin Dollani: Ne si qendër deri më sot i kemi bërë me sukses transportet e lëndëve radioaktive brenda vendit. Kemi lidhje me Agjencinë Ndërkombëtare të Energjisë Atomike dhe duke bashkëpunuar kemi ngritur një laborator me metodologji ndërkombëtare për trajtimin e mbetjeve radioaktive, për t’i transformuar ato me pajisje dhe specialistë sipas standardeve sot dhe kemi të njëjtin nivel me vendet e rajonit. Prej legjislacionit në fuqi na takon të merremi me trajtimin e mbetjeve radioaktive që krijohen në gjithë Shqipërinë.


Dhe mbetje ka kryesisht në aplikimet mjekësore, por edhe në industri, në atë të naftës apo dhe ushqimit, si për shembull në fabrikat e prodhimit të Coca-Cola-s, birrës apo dhe ujit të pijshëm, të cilat krijojnë burime të vogla radioaktiviteti në momentin kur matet niveli i saktë i sasisë në shishe. Por kjo nuk sjell kurrëfarë problemi për ushqimet, sepse janë rrezatime fare të vogla, gati të papërfillshme.


Ne kujdesemi për të mbrojtur edhe personelin nga rrezatimi. Për sa i përket spitaleve, për shembull kobalti që përdoret për rrezatim është i rrezikshëm. Kur burimi radioaktiv mbaron procesin quhet mbetje dhe duhet trajtuar.


Nuk eliminohet dot si mbetjet toksike, sepse radioaktiviteti mbetet, por në kohë zvogëlohet. Aktualisht kemi edhe kontrata me spitale private për transportin e pajisjeve me rrezatim, por ka edhe të tillë që kanë marrë licencë që ta ushtrojnë vetë edhe këtë proces vetëm për biznesin e tyre.

Dhe ç’bëhet me kobaltin për shembull pasi skadon?

Konstandin Dollani: Aparatura e kobaltit, si rregull duhet të dërgohet andej nga ka ardhur dhe konkretisht ai që është marrë në QSUT duhet çuar në Kanada. E ka pesë vjet afatin dhe saktë. Ka ardhur në vitin 2005 dhe tani po i vjen fundi. Do të hyjmë në bisedime me qeverinë kanadeze për ta dërguar atje.


Por në ç’mënyrë trajtohen mbetjet e tjera radioaktive brenda vendit?
Konstandin Dollani: Mbetjet e vogla vendosen nëpër fuçi të posaçme me standarde si në gjithë botën, 200 litërshe të qarkuar nga një shtresë betoni dhe të vendosura brenda dhomave të izoluara prej muri po betoni në distancë nga qendrat e banuara.


Ne kemi krijuar një ambient prej 16m x 16m që do të thotë një volum prej 300m³, të ndarë në dy zona; një ku përpunohen e një ku ruhen lëndët radioaktive. Ato lihen kështu derisa t’iu ulet radioaktiviteti dhe të bëhen të parrezikshme.


Për sa kohë transformohen në të padëmshme?


Konstandin Dollani: Mbetjet spitalore nuk kanë radioaktivitet që zgjat më shumë se disa muaj. Ndërsa mbetjet industriale duan dhjetëra vjet të bëhen të padëmshme.


A është e mjaftueshme sipërfaqja në dispozicion për sasinë e mbetjeve dhe deri kur?

Konstandin Dollani: Është plotësisht e mjaftueshme. Projekti ka përfunduar në vitin 2000 dhe deri tani është zënë vetëm 1/30 e sipërfaqes. Që do të thotë se Shqipërisë i del për 30-40 vjet.


Sa lëndë radioaktive prodhon Shqipëria?

Konstandin Dollani: Në 10 vjet janë grumbulluar 30m³, që do të thotë se në vit grumbullohen 3m³.

Po krahasismisht me përpara viteve ’90-të?


Konstandin Dollani: Përpara viteve ’90-të grumbullohej 1m³ në vit, që do të thotë se sot ka më shumë ndotje. Është zgjeruar aktiviteti spitalor më shumë në këto vite dhe mbetjet spitalore. Por edhe kaq radioaktivitet është shumë pak krahasuar me vende të tjera.


Po të kujtojmë një tjetër projekt të përgojuar si ai i një centrali bërthamor në Shqipëri, sa i rrezikshëm ju duket?


Konstandin Dollani: Centrali bërthamor është një projekt që kushedi kur do të bëhet, e nëse po, do të paktën 10 vjet të realizohet. Dhe për mbetjet e tij radioaktive i bie të flasim pas 15-20 vjetësh. Edhe për 30 vjet Shqipëria është një vend i sigurt.


Domethënë pas 30 vjetësh jo?

Konstandin Dollani: Natyrisht që centralet bërthamore përbëjnë problem, por unë aq sa di, i kam nga literatura. Për sa kohë që nuk ka konkretisht diçka, nuk dimë të themi se ç’do të bëhet me mbetjet radioaktive që mund të krijohen.


Sa mendoni se ndikoi shpërthimi i centralit bërthamor të Cernobilit tek shëndeti i shqiptarëve?


Konstandin Dollani: Kur plasi Centrali Bërthamor i Cernobilit, në ’87-’88, ne bëmë një studim hipotetik statistikor. Doza që morën shqiptarët, sikurse edhe grekët, italianët, malazezët afër nesh etj ndoshta ndikoi në shtimin e të prekurve nga sëmundja e kancerit. Pati një rritje me 130-150 të sëmurë më shumë.


Që do të thotë në 1000 vetë 1 rast më shumë në vit, kjo në një interval kohor prej 5 vjetësh, pasi nuk mund të flitet për rrezatim aktual. Tani raporti është 1: 700-800 vetë, por për këtë ndikojnë shumë faktorë, jo vetëm rrezatimi.


A ka ushqime apo trajtime që ndikojnë direkt në pakësimin e rrezatimit radioaktiv?

Konstandin Dollani: Nuk ka asnjë ushqim që mund t’i kundërpërgjigjet direkt dëmit të mbetjeve radioaktive. Reagimi varet shumë nga imuniteti i trupit, që arrihet nga shumë faktorë.


Sa e keni kontrolluar ju si institucion hekurin që hyn në Shqipëri nga importi, e që shpesh është përfolur se një pjesë ka ardhur me rrezatim nga Ukraina?

Konstandin Dollani: Ne si institucion kemi bërë matje, pasi mediat, njerëz të ndryshëm kanë pretenduar se hekuri i pallateve të banuara është me rrezatim. Thonë se ndiejnë edhe efekte, por ne nuk na ka rezultuar në asnjë rast të vetëm me rrezatim nga kontrrollet legale që kemi bërë. Nuk kemi gjetur hekur me radioaktivitet mbi normën, pasi ka edhe radioaktivitet natyral, normal dhe të padëmshëm.


Por edhe njeriu vetë në organizëmin e tij prodhon radioaktivitet. Trupi ynë ka kalium si përzierje e disa izotopeve ku njëri, K40, është radioaktiv. Në trupin tonë ndodhin 5000-6000 shpërthime radioaktive në sekondë. Ne kemi tre njerëzit tanë të përhershëm në doganën e Portit të Durrësit apo Tiranës që bëjnë kontrolle për rrezatimin e mallrave dhe I certifikojnë.


Por sa kontrollohen këta njerëz në mënyrë që gjithçka që ju thoni ta besojmë si të vërtetë, pa paragjykuar askënd, por duke pasur të drejtë edhe të dyshojmë?


Konstandin Dollani: Së pari, stafi ynë duhet shtuar edhe në pika të tjera doganore, jo vetëm në doganën e Durrësit dhe Tiranës, sepse ne nuk e dimë se ç’mund të hyjë diku tjetër. Sa për kontrollet mbi ne, iu mbetet doganave të bëjnë punën e tyre edhe në këtë drejtim.


Po centrali energjitik në Porto-Romano sa rrezikshmëri ka?

Konstandin Dollani: Duhet parë në të ardhmen se sa mund të rritet rreziku për radioaktivitet dhe duhet mbajtur në mbikëqyrje.


Po sa të rrezikshme janë edhe mbetjet plastike?

Konstandin Dollani: Plehërat gjithashtu, plastika që do qindëra vjet të degradohet, edhe këto rrisin sëmundjet kanceroze, edhe pse nuk kanë radioaktivitet.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu