‘Kompromisi i fundit i Thaçit me Serbinë do jetë më i dhimbshmi’

0
124

Të rrezikshëm një kompromis të ri me shtetin serb e ka vlerësuar edhe analisti Haki Abazi.

Në një prononcim për Gazetën Blic, Abazi ka thënë se ky kompromis i paralajmëruar është dhënia e Trepçës në pronësi të Serbisë.

“Kompromis i radhës pas asociacionit dhe kontrollit serb te resurseve ne veri, integrimit të paramilitarëve në sistemin policor të Kosovës, formimin e kompanisë se telekomunikacionit dhe energjetikës duke i shkelur te gjitha ligjet e vendit. Tash është faza e fundit e qe është, që ai të ia nënshkruaj Serbisë Trepçën dhe kontrollin e saj. Kjo është pagesa e faturës qe ai hyri ne borxh që nga Bambuje dhe vazhdoi gjatë gjithë periudhës se shtet formimit“ ka thënë ai.

Paralajmërimi për kompromise të reja, nga këshilltari i presidentit ka ardhur në kohën kur pritet siç po quhet nga pushtetarët nisja e fazës finale të dialogut Kosovë Serbi.

Sot Kuvendi i Kosovës e ka pasur në rend dite diskutimin për platformën për dialogun me Serbinë, në të cilën parashihet që udhëheqjen e dialogut ta marrë Presidenca.

Por kjo pikë është shtyrë për seancën e radhës.

Ndërsa që kundër Thaçit si kryenegociator, tanimë kanë dal shumica e partive politike në vend, përfshirë VV-në, LDK, dhe Nismën për Kosovën.

Drita Millaku, deputete e Lëvizjes Vetëvendosje

Duke kritikuar qasjen e Thaçit karshi procesit të dialogut me Serbinë, Millaku ka thënë se ai po tenton ta krijoj një sulltanat.

“Thaçi është njeri i shantazhuar për krimet ekonomike e politike qe i ka bere andaj edhe është i rrezikshëm
Në fakt unë kam potencuar disa here se Thaçi është agjent i Shërbimeve Franceze dhe si i tille ka ber kompromise te vazhdueshme ne dem te Kosovës duke filluar nga ndarja e Mitrovicës pastaj demilitarizimi i UÇK pasojat e se cilës po vuajmë edhe tani me mos formimin e ushtrisë pastaj kemi pakon e Ahtisarit.
Ai po mundohet te krijoj ne sulltanat. Nuk duhet lejuar udhëheqja e dialogut nga Thaçi”  ka thënë Millaku.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu