Komunikatë

0
354

Levizja e Re Demokristiane

Lëvizja e Re Demokristiane, përkrahë protestat e fundit të organizuara në Gjakovë dhe në qytete tjera të Kosovës, protesta këto kundër ministrit të kthimit dhe komuniteteve, Aleksandar Jabllanoviq, i cili ditë më parë i quajti “egërsira” nënat gjakovare. Ne bëjmë thirrje që protesta të vazhdoj dhe të zgjerohet në mbarë Kosoven deri në plotësimin e kërkesave, dhe bëjmë thirrje secilit anëtarë dhe simpatizantë të LRD-së që masovikisht të marrin pjesë në këto protesta kundër shovenizmit dhe racizmit serb. 

Lëvizja e Re Demokristiane, siç e ka potencuar edhe më parë përmes qëndrimeve të veta zyrtare, asnjëher nuk është kundër serbëve apo komuniteteve tjera në Kosovë, as kundër fqinjësisë së mirë me të gjitha shtetet fqinjë, që nënkupton edhe me Serbinë, Mirëpo, LRD-ja nuk pajton me shkeljet kushtetuese, fyrjet dhe shovenizmin – me nacionalizmin, me urrejtjen dhe racizmin e Listës Srbska. Kjo Parti është e themeluar nga Beogradi zyrtar dhe në vazhdimësi është duke e dëmtuar Kosovën, gjithnjë duke u thirrur në politikat e Beogradit.

Lëvizja e Re Demokristiane, me shqetësime është duke percjellur të gjitha zhvillimet në Kosovë, gjendjen aktuale, si atë politike, ashtu edhe gjendjën ekonomike të popullit në Kosovë, e cila vertetë është mjeruese. Varfëria po rritet e po përhapet në Kosovë. Varfëria është një kërcenim serioz për qytetarët e Kosovës. Shumë qytetarë të Kosovës, për arsye të varfërisë dhe problemeve sociale, kanë ikur nga Kosova.  Qytetarët – në qytete dhe në mjaft fshatra të Kosovës, jetojnë sot në kushtet e një varfërie të tejskajshme. Pastaj pabarazia mes të pasurve dhe të varfërve është bërë shumë më e dukshme. Në anën tjetër, viteve të fundit – grupe individësh të veshur me pushtet janë pasuruar e po pasurohen në rrugë të jashtëligjshme nëpërmjet korrupsionit duke shfrytëzuar postet institucionale dhe administratën shtetërore. Punësojnë njerëz në administratë pa kriter por duke u bazuar në klane, militantë partiak apo edhe në afersi farefisnore…..! LRD nuk pajton me këtë situatë dhe bën thirrje për ndryshime, kjo po krijon një gjendje të tensionuar e kërcënuese në ndërgjegjen e qytetarëve të Kosovës.

Prishtinë, 18.01.2015

Lëvizja e Re Demokristiane

Zyra për informim publik

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu