KOMUNIKATË NR. 4 Opinionit shqiptar.

0
291

uck1

Në këtë kohë të vështirë letrat janë hapur me shtetin policor antidemokratik të IRMJ. Konflikti i armatosur në qytetin e Kumanovës, dhe rrethinat e tij është një reagim i vendosur i strukturave të Ushtrisë Clirimtare Kombëtare dhe jo “i grupeve terroriste”, sipas varjantit zyrtar të Ministrisë së Brendëshme të IRMJ.

Deklarimet e Jankullovskës janë të sakta për dëmet që kanë pësuar forcat e saj kriminale. Rezultojnë 5 policë të vrarë dhe mbi 20 të plagosur. Kjo është pasoja e reagimit tonë të ashpër, të cilin nuk do ta ndalim në ditët që vijnë. Jankullovska tu vërë emrin e vërtetë “të arrestuarve” pas “dorëzimit të tyre”, të mos mashtroje opinionin e vëmendshëm shqiptar dhe më e pakta, ti kthejë edhe një herë prapa ata civilë të paguar dhe ti veshë me uniformën ushtarake. Ne hedhim poshtë me përbuzje këtë inskenim të turpshëm dhe amator, pre e të cilave janë bërë një numër i madh portalesh dhe gazeta e agjensi lajmesh, të cilat në mënyrë jo profesionale janë përpjekur të dezinformojnë opinionin shqiptar. Jemi mësëuar me veprime e qëndrime të tilla policore në një qeveri policore. Mashtrimi sipas versionit zyrtar të Ministrisë së Brendshëshme të IRMJ tregon qartë frikën që ka kapur strukturat shtetërore, përballë reagimeve tona dhe valës në rritje të protestave paqësore të shqiptarëve kudo, brenda dhe jashtë IRMJ. Mbështetja e vëllezërve tanë brenda dhe jashte territoreve shqiptare është e ndjeshme dhe vazhdon të jetë në rritje. Shtabi i drejtimit bën me dije se, forcat tona janë plotësisht të organizuara në zonën e tyre të aksionit, të disponueshme dhe të afta, me mjete të mjaftueshme që të vazhdojnë luftën kundër strukturave kriminale të shtetit të IRMJ. Shpifjeve “zyrtare” të Jankullovskës u doli ngjyra edhe në këtë rast. I bëjme me dije qeverisë shqiptare në Tiranë dhe në Prishtinë, larg fjalëve diplomatike të pavlera për këtë situatë, të kthejnë vëmendjen me reagimin pozitiv drejt organizatave ndërkombëtare europiane, për ndaljen e dhunës policore mbi popullsinë civile të pafajëshme. Ne nuk do të mbajmë më përgjegjesi për ata shqiptarë që vazhdojnë të qëndrojnë brenda strukturave policore dhe ushtarake të shtetit të IRMJ. Strukturat e Ushtrisë Clirimtare Kombëtare janë në mbrojtje të popullatës dhe ju bëjnë thirrje qytetarëve të jenë të kujdesëshëm dhe rrijnë larg vatrave të përplasjes me armë. Të gjithë bashkë, kundër shpifjeve, gënjeshtrave, përcarjes dhe akuzave pseudopatriotike, me besim se do ta rrëzojmë këtë regjim kriminal, për ti hapur rrugën lirisë dhe dinjitetit kombëtar.

Rroftë Kombi Shqiptar Zëdhënsësi i Ushtrisë Clirimtare Kombëtare.

Gostivar 9 mjaj, ora 23. 30

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu