Konfigurohet kamikazi i atentatit në Bullgari, algjeriano-finlandez, ish-i dënuar në Guatanamo

0
96

Një burrë mbi 35 vjeç, i bardhë dhe biond, me origjinë algjeriano-finlandez, me shtetësi suedeze. Ish-i dënuar i Guatanamos. Imazhet janë marrë prej telekamerave të aeroportit bullgar. Irani mohon me forcë çdo përfshirje të tij.

KAMIKAZI

Ka një emër kamikazi i tragjedisë në aeroportin e Burgas të Bullgarisë, ku vdiqën 8 turistë izraelitë. Quhet Mehdi Ghezali, me shtetësi suedeze dhe ish-i dënuar në Guantanamo s. E bëjnë të ditur organet bullgare të informimit, edhe pse lajmi nuk ka pasur konfirmim të pavarur. E bën të ditur Times of Israel , duke cituar burime mediatike bullgare. Por shërbimet e inteligjencës së Stokholmit, (Sapo) mohojnë që Mehdi Ghezali, qytetar suedez me origjinë algjeriane, të jetë kamikazi.

IMAZHET NË KAMERA

Një burrë i dobët, me lëkurë të qartë e të bardhë, mbi 35 vjeç, që vjen sa para e mbrapa nervoz, duke mbajtur mbi shpatulla një çantë të madhe shpine të zezë dhe një çantë lap topi përpara. Me kapele mbi kokë. Syze dielli. Bluzë dhe pantallona të shkurtra. Me pamjen e një turisti. “Një burrë që nuk tërheq absolutisht vëmendjen nga turistët e tjerë në ikje apo mbërritje.”, është shprehur ministri i Brendshëm bullgar, Tsvetan Tsvetanov. Dhe që menjëherë pasi është ngjitur në autobus me grupin e turistëve, ka shpërthyer. Autoritet bullgare kanë shpërndarë imazhet e autorit të mundshëm të tragjedisë në Burgas, gjatë së cilës vdiqën 8 vetë. Videoja është regjistruar nga telekamerat e sigurisë në aeroport.

ISH-I DËNUARI I GUATANAMOS

Burri kishte si dokument identifikimi një patentë të shtetit të Miçiganit, me emrin Jacque Felipe Martin. Kishte edhe një adresë të Louisiana, ku afër banesës gjendej edhe një kazino. Sipas shtypi bullgar, burri quhej Mehdi Ghezali, ishte një qytetar suedez, por me origjinë algjeriane dhe finlandeze dhe nga 2002 deri në 2004 kishte qenë në Guantanamo, bazën amerikane në Kubë, si i dyshuar për terrorizëm. Në të kaluarën pati studiuar në një shkollë fetare islamike dhe në një xhami në Britaninë e Madhe. Kishte udhëtuar edhe në Arabinë Saudite, Afganistan dhe Pakistan. Organet bullgare të informacionit kanë publikuar versione të ndryshme, se si terroristi të bënte që të shpërthente bomba, pa u përfshirë edhe ai vetë, por ta hidhte në autobus dhe të ikte.

ADN

Hetuesit janë në procesin e verifikimeve dixhitale dhe të testeve të ADN-së. Janë duke u bërë kontrolle mbi tapetin në zonën e aeroportit të Burgas, mbi gjithë faktet e mundshme, të dhënat e dobishme për hetimet. Hetuesit bullgarë janë në kontakt me policinë dhe shërbimin sekret të Izraelit, plus FBI-në e SHBA-së.

IRANI

Irani dënon me forcë gjithë aktet terroriste. Reaksioni vjen, pasi autoritetet izraelite kanë akuzuar regjimin e Teheranit, se është ai organizatori i atentatit kundër grupit izraelit.  «Republika islamike është viktima më e madhe e terrorizimit dhe përsërisim se terrorizmi merr jetët e të pafajshmëve. Kjo përfaqëson një praktikë çnjerëzore dhe e dënojmë me forcë”, është shprehur zëdhënësi i Ministrisë së Punëve të Jashtme të Iranit. Duke shtuar se: «Deklaratat e cunguara në thelb, e të shpërndara nga regjimi sionist me akuza ndaj Iranit, se ka marrë pjesë në atentatin kundër autobusit në Burgas janë metoda me qëllime politike, shenjë e dobësisë së tyre”.

Corriere della sera/ TM News/

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu