Konventa nacionale shqiptaro-amerikane realitet, apo utopi…?

0
247
Kam shkruar edhe më heret se Revista Online “Endërrat Shqiptare” e themeluar nga 26.nentor. 2004, me adresën elektronike: www.albdreams.net”, ka filluar të zgjojë kërshërinë e shumë bashkatdhetarëve anë e mbanë Amerikës por edhe interesimin e shtuar të mediave brenda në SHBA, por edhe në Evropë, nga vijnë mërgimtarët. Interesimi i shtuar i mediave është plotësisht i kuptueshëm meqë diaspora shqiptare në Amerikë u ka paraprirë shumë iniciativave në Ballkan për të kryer ndryshimet demokratike me kohë, si procese të pashmangshëme të ndryshimeve sistemore në botë.

Se mërgimtarët në SHBA u treguan si faktorë i rëndësishëm i stabilizimit të rrjedhave, por ndihmuan edhe në konsolidimin demokratik në Shqipëri, u arritë anëtarësimi në NATO dhe nënshkrimi i marrëveshjes për liberalizimin e vizave,  u arritë ndarja e Malit të Zi nga Serbia dhe kalimi i referendumit për pavarësi, kjo nuk do të arrihej pa shqiptarët brenda dhe ata në Amerikë, u arritë Marrëveshja e Konçulit (që shumë pak respektohet), u arritë Marrëveshja e Ohrit dhe së fundi u bë shpallja solemne e Pavarësisë së Kosovës, e pranuar nga 91 shtete.
Se merita e komunitetit shqiptar në SHBA për të përfunduar “paqesisht” procesin e shpërbërjes në ish-Jugosllavi, pas luftave të përgjakshme të shkaktuara nga regjimi serbian, më heret edhe ai malazias , është shumë domethënëse, ngase ata mbajtën gjallë vullnetin politik të banorëve në Ballkan për demokraci, për të mos shpërthyer më me agresivitet luftërat me involvimin e shteteve tjera përreth, dhe me vonesë, ashtu siç po ndodhë në Lindjen e Afërme. Dëmet materiale dhe ato në njerëz që ka shkaktuar regjimi hegjemonist Serbian janë të vërejtura kudo : në Kroaci, në Bosnje, në Kosovë, në Maqedoni…, lufta ishte opcioni i zgjedhur për të “zgjidhur” problemet politike. Lufta shfarosëse e angazhimit të APJ-së kundër qytetarëve shkaktojë një kaos të përgjithshëm të dëbimeve masive dhe të spastrimeve etnike shumë të dhunëshme deri në shkallë gjenocidi që imponoi angazhimin e fluturakeve të SHBA dhe të aleatëve për të ndalë katastrofën humanitare që po shkatohej në zemër të Evropës dhe të Ballkanit, në Kosovë.

Se mërgimtarët shqiptarë nuk mund të mbeteshin spektatorë të ekraneve televizive të një drame tragjike që po merrte përmasa katastrofale për etnikumin e tyre, ata u angazhuan me të gjitha format e mundëshme legale për të ndihmuar banorët e vendit në rrezik, u bashkuan rreth një bërthame të përbashkët në ndihma materiale, financiare dhe së fundi edhe me angazhim të drejtpërdrejt ushtarak. Angazhimi i tyre ishte shumë domethënës ngase ata si amerikan-folës jepnin kooordinatat e caqeve ushtarake serbe në Kosovë. Nuk u ndal me kaq ky angazhim, ata pas përfundimit të luftës përmes shoqatave lobuese jepnin spjegime ligjvënësve amerikanë për realitetin dhe shkaqet e luftës… Realiteti historik dëshmoj se aleat i njëmendët i shqiptarëve ishin dhe janë amerikanët, ata ndihmuan Shqipërinë të inkuadrohet në NATO, ashtu siç ndihmuan Kosovën të çlirohet dhe të pavarësohet. Ndihma e vllait të madh nuk është e kufizuar, ata ndihmuan Evropën të çlirohet nga çizma e Hitlerit, ashtu siç ndihmuan atë të këndellet ekonomikisht përmes planit ekonomik Marshall, pra ndihma është parimore, ndihmë e cila mbështetet në parimet më të larta demokratike.

Se demokracia tani për tani është treguar si sistemi më i avansuar i përfshirjes së vlerave multietnike, multikulturore, multi racore në zgjidhjen e konflikteve globale, prandaj hap shtigjet e reja të bashkimeve etnike, rajonale…, ekonomike të bazuara në ligjet ekzistuese ndërkombëtare që si synim kanë integrimin në BE, dhe lidhjen e aleancave me NATO-n.

Shqiptaro-amerikanët e Michiganit duhet të kenë një adresë…

Sa është atraktive organizimi i konventës së përbashkët nacionale i komunitetit shqiptaro-amerikan të Michiganit, në prag të festimit të 100 vjetorit të shpalljes së pavarësisë dhe e përafrimit të rastësishëm politik me zgjedhjet presidenciale të zgjedhjes  së presidentit të ri amerikan në nëntor të këtij viti, si proces shtyes-përpara i rrjedhave aktuale në SHBA, gjatë të cilave faktori nacional shqiptaro-amerikan do të duhej të përgatitej për të dhënë listën e vullnetarëve-kontribues në shtabet lokale elektorale, por edhe më gjërë, mbetet të shihet.

Eshtë kjo tema më e rëndësishme, ndër temat tjera me rëndësi në përgatitjen e axhendës festive të Këshillit organizativ të manifestimit, apo siç e quajnë organizatorët këshilli festiv. Edhe nëse do të ketë disa sish, duhet të caktohet  një datë finale e përbashkët, e kjo do të ishte pjesë përbërëse e programit të konventës nacionale të komunitetit shqiptaro-amerikan, në të cilën grupet organizative (shoqata, komunitete fetare, intelektualë të pavarur të nominuar nga grupe qytetarësh me nënshkrime të depozituara…) do të zgjedhin me vota të fshehta delegatët-përfaqësuesit e konventës nacionale shqiptaro-amerikane, në një tubim të përbashkët qytetarësh,  ndaras nëpër grupe interesi, apo së bashku, me vota, gjithnjë duke pasur parasysh përshtatshmërinë lojale ndaj shtetit amerikan, disa sish edhe si kontribues të mëhershëm, pastaj si njohës të sistemit demokratik të vlerave amerikane, të mos jenë në kundërshtim me ligjin, dhe të kenë të drejtën e votës në SHBA. Për zgjedhjen e këtij trupi do të njohtoheshin shtabet elektorale të presidentit aktual Barack Obama dhe të atij, Mik Romney. Sigurisht që fushata donatore e dhënies së ndihmës elektorale duhet të mbështetet edhe nga www.albdreams.net, revista Kuvendi, si dhe nga televizionet lokale. Tanipërtani është e domosdoshme që grupimet të jenë të organizuara edhe në organizimin e “fund raising”.

Zgjedhjet presidenciale të Shteteve të Bashkuara të vitit 2012 janë zgjedhje që do të përcaktojnë rrjedhën e ardhshme të politikës amrikane; me presidentin e tashëm demokrat Barack Obama, apo me kandidatin e republikanëve Mit Romney, do të saktësohen nga votat e votuesve që do të mbahen të martën, më  6 nëntor2012. Do të jetë ky katërvjetshi i 57 i zgjedhjeve presidenciale në të cilat zgjedhësit do të zgjedhin presidentin (kryetarin) dhe vicepresidentin (nënkryetarin) e Shteteve të Bashkuara, do do të zgjedhen në detyrë më 17 dhjetor, 2012. Presidenti Barak Obama po kandidon për një mandat të dytë dhe të fundit gjatë këtyre zgjedhjeve. Kundër-kandidati i tij republikan, kandiat i paragjykuar për president të ardhshëm, është ish-guvernatori i Masaçusets Mitt Romney. Ashtu siç specifikohet në Kushtetutë, zgjedhjet presidenciale 2012  do të përkojnë me zgjedhjet e  Senatit të Shteteve të Bashkuara, ku një e treta e senatorëve do të përballet me rizgjedhjen (33), dhe në Dhomën e  përfaqësuesvë të SHBA (gjë që ndodh çdo dy vjet) që do të zgjedhë anëtarët-përfaqësues për në Kongresin e ardhshëm të 113. Njëmbëdhjetë zgjedhjet guvernatoriale dhe zgjedhjet shumëta për legjislaturat shtetërore gjithashtu do të zhvillohen në të njëjtën kohë.

Tetë shtete (Arizona, Florida, Gjeorgjia, Nevada, Karolina e Jugut, Texas, Utah dhe Washington) fituan më shumë vota elektorale, për shkak të rindarjes së re në bazë të regjistrimit të vitit 2010. Në mënyrë të ngjashme dhjetë shtete (Illinois, Iowa, Luiziana, Massachusetts, Michigan, Misuri, New Jersey, New York, Ohio dhe Pennsylvania) kanë humbur vota, për shkak të lëvizjes së qytetarëve-kërkues pune nga një shtet në tjetrin.

Në klimën e krijuar politike të vitit 2011, do t’i japë Partisë Demokratike një humbje në neto prej gjashtë votash elektorale në shtetet e fituara nga Al Gore, John Kerry dhe Barak Obama, në tri zgjedhjet e kaluara presidenciale, duke i dhënë asaj një total kombëtar, 242. Në anën tjetër, Partia Republikane do të arrijë një fitim neto prej gjashtë votave zgjedhore në shtetet e fituara nga Xhorxh W. Bush dhe John McCain në tri zgjedhjet e kaluara presidenciale, duke bërë Partinë e vjetër me një total të përgjithshëm kombëtar, 181. Votat tjera ndahen për shtetet e mbetura-të papërcaktuara (dmth., ato shtete ku shumica votoi për të dy kandidatët: demokratët dhe republikanët në tre zgjedhjet e fundit presidenciale)dhe mbeten të pandryshuara nga totali kombëtar në 115.  (do të vazhdon)
Agim Vuniqi, Farmington Hills

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu