Kosova e mbytur ne Borxh: Arrin mbi 1 miliard euro

0
150

Banka Qendrore e Republikës së Kosovës, ka njoftuar se sektori fiskal u karakterizua me rritje të të hyrave dhe shpenzimeve buxhetore prej 4.4 përqind përkatësisht 13.0 përqind.

“Përkundër faktit se norma e rritjes së shpenzimeve ishte dukshëm më e lartë krahasuar me normën e rritjes së të hyrave, buxheti i Kosovës regjistroi deficit të ulët buxhetor prej 0.8 përqind e BPV-së”, thuhet në raportin e BQK-së, raporton RTKlive.

Sipas BQK-së borxhi publik në TM4 2018 ka arritur në 1.1 miliardë euro, që është për 9.7 përqind më i lartë krahasuar me TM4 2017.

“Rritja e borxhit publik në Kosovë i atribuohet rritjes së borxhit të brendshëm përderisa borxhi i jashtëm publik u karakterizua me rënie. Si përqindje e BPV-së, borxhi publik ka arritur në 17.1 përqind nga 16.2 përqind sa ishte në TM4 2017”, thuhet në raport.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu