Kosova po kthehet në shtet policor

0
225

arrest

Politika e dështuar po e rrënon shtetin

Aktet e dhunës i dënojnë të gjithë analistët, por asnjëri prej tyre nuk e justifikon arrestimin e liderit opozitar, Albin Kurti, që nxiti reagime të dhunshme në Prishtinë

Arrestimi dhe lirimi i mëvonshëm i liderit opozitar, deputetit të Lëvizjes ‘Vetëvendosje’, Albin Kurti, cilësohet si një veprim i pamatur i institucioneve të rendit të shtetit të Kosovës, si një pasojë e mungesës së dialogut politik për zgjidhjen e problemeve në vend dhe lidhjen e tyre vetëm me interesat e ngushta partiake të partive në pushtet. Sjellja e tillë e qeverisë në raport me opozitën nga analistët politikë vlerësohet si e nxituar dhe shumë e papërgjegjshme, ndonëse për dhunën e ushtruar edhe nga qytetarët e irrituar për tri orë të plota nuk amnistohet as blloku politik opozitar. Eksperti për çështje të sigurisë, Naim Maloku, sado që e konsideron të papranueshëm skenarin e futjes së gazit lotsjellës në Kuvendin e Kosovës, që me kodin penal të Kosovës kualifikohet vepër penale, për të cilën duhet të dalin para drejtësisë autorët e kësaj vepre, në mesin e të cilëve është edhe i kërkuari Albin Kurti, ai nuk e arsyeton në asnjë mënyrë qasjen e policisë ndaj këtij rasti, për zgjedhjen e mënyrës dhe momentit për ta ndaluar dhe dërguar në prokurori të shtetit deputetin Kurti…

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu