Kosovarët e kalojnë kufirin para syve të policisë hungareze (Foto)

0
144

hungari1(1)

“Kam ecur 12 kilometra prej kufirit të Serbisë deri në qytet në Hungari nëpër rrugën kryesore. Ka ndodhur që policia hungareze ka kaluar pranë nesh mirëpo nuk na kanë ndalur”, kështu e tregon rrugën e tij për në Hungari, një refugjat kosovar.

Ai ka thënë se me qindra qytetarë nga Kosova, gra, fëmijë, burra, pleq, po ecin në këmbë për të kaluar kufirin. Për të dëshmuar atë që e thotë ky djalë, Zëri posedon edhe fotografi.

Se kosovarët po dalin kaq lehtësisht në mënyrë ilegale në zonën Schengen, është një pyetje që të gjithë po e bëjmë. Kureshtja shtohet edhe më shumë, pasi që zyrtarët e Bashkimit Evropian në Prishtinë, janë krejtësisht të heshtur karshi këtij fenomeni.

Ka disa ditë që gazeta Zëri, ka dërguar pyetje në zyrën e BE-së në Prishtinë, që përfaqësohet nga Samuel Zhbogar, por përgjigjja është ‘injorimi’. Asnjëherë më parë BE, nuk ka qenë kaq injoruese karshi pyetjeve të gazetës.

Ajo që dihet nga eksperiencat e kaluara, është se një kosovar i vetëm e ka pasur shumë vështirë që të kaloj kufirin ilegalisht për në Evropë. Ndërkohë që tani krejt lehtësisht po e bëjnë në grupe dhe atë para syve të policisë.

Fotot më poshtë ju dëshmojnë pikërisht këtë rrugë që të dërgon në kufirin e Hungarisë, që e kanë marrë mijëra kosovarë.

Në mesin e tyre ka edhe invalidë. Kjo tregon se nuk është vetëm gjendja ekonomike ajo që po i shtyn kosovarët që të ikin, por edhe shëndetësia që është në nivel shumë të mjerueshëm, ashtu siq është edhe arsimi e gati secili sektor tjetër. /zeri/

http://www.slobodnaevropa.org/media/video/kosovski-migranti-u-madjarskoj/26827434.html

hungari4(1)

hungari6(1)

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu