Kosovarët që kanë punuar në Zvicër mund t’i marrin pensionet

0
275

Në mbledhjen e sotme të ekzekutivit është miratuar nisma për lidhjen e marrëveshjes për sigurime sociale ndërmjet konfederatës së Zvicrës dhe Qeverisë së Kosovës.

Me këtë rast ,ministri i Punës dhe Mirëqënies Sociale, Arban Abrashi ka deklaruar se pala zvicerane ka shpreh interesin për arritjen e marrëveshjes për sigurime sociale.

Përmes kësaj marrëveshjeje, qytetarëve të Kosovës që kanë punuar në Zvicër u mundësohet ta marrin pensionin e Zvicrës në Kosovë. Negociatat me Zvicrën do të nisin javën e ardhshme, transmeton Klan Kosova.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu