Kosovës po i pergaditet ndaria

0
154

Ministri serb i Punëve të Jashtme, Ivica Daçiq, ka deklaruar se  nëse do të bisedohej pa mentorë, Prishtina do të pranonte marrëveshjen e ndarjes së Kosovës.

“Nëse do të bisedonim hapur për ndarjen e Kosovës pa mentorë, Prishtina do t’i tejkalonte të gjitha interesat e veta dhe do ta pranonte këtë marrëveshje”, ka thënë Daçiq, raporton “Politika”.

Ai ka shtuar më tej se fuqitë e mëdha, kur bëhet fjalë për demarkacionin dhe ndarjen, llogarisin se do të vijë deri tek një zhvendosje masive e banorëve, sepse, siç shtoi ai, nuk e marrin parasysh se gjendja etnike në terren është veçse në përputhje me propozimin për ndarje, transmeton Koha.net.

Daçiq ka thënë po ashtu se fuqitë e mëdha ndarjen e Kosovës nuk dëshirojnë ta shqyrtojnë sepse mendojnë se çështja e Kosovës është mbyllur më 2008 me njohjen e pavarësisë së saj.

I pyetur nëse janë të vërteta deklaratat e presidentit të Partisë Popullore, Vuk Jeremiq, se presidenti i Serbisë, Aleksandar Vuçiq, ka ofruar jugun e Serbisë për veriun e Kosovës, Daçiq ka thënë se “nuk ka pasur kurrfarë bisedash për zgjidhje afatgjate për Kosovën”.

“Ka pasur biseda të ndryshme, në metropole të ndryshme, shkëmbime mendimesh, por nuk ka pasur asgjë zyrtare. Nuk e di se ku ka mundur të ofrojë dikush diçka të tillë”, tha Daçiq.

Duke folur për aktivitetet që priten për çështjen e Kosovës, Daçiq tha se javën e ardhshme në Beograd do të qëndrojnë shefat e diplomacive të Greqisë dhe të Francës, dhe në ato takime pritet të zhvillohen bisedime të rëndësishme

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu