KQZ-ja vazhdon të funksionojë me dy anëtarë “mangu”

0
33

Gjatë ditës së djeshme janë bërë tre muaj prejse tri grupet parlamentare, AAK-ja, Nisma Socialdemokrate dhe PSD-ja, e kanë dërguar në Gjykatë Kushtetuese dekretin e presidentit Hashim Thaçi për emërimin e anëtarëve të Komisionit Qendror Zgjedhor (KQZ). Pas më shumë se një viti bllokadë të KQZ-së presidenti kishte ftuar për dekretim dy anëtarë nga LDK-ja e LVV-ja, si dhe dy anëtarë nga PAN-i, por koalicioni qeveritar nuk kishte arritur të merrej vesh për propozimin e anëtarëve që i takonin, shkruan sot Gazeta “Zëri”. 

Pos PDK-së, që kishte paraqitur publikisht një emër, dy partitë e tjera, AAK-ja e Nisma, nuk kishin dalë fare me propozim, pasi konsideronin se të gjitha grupeve parlamentare u përkiste nga një ulëse.

Por ndonëse më 8 prill të këtij viti përfaqësuesit e AAK-së, të Nismës dhe të PSD-së iu drejtuan gjykatës, ende nuk kanë marrë një përgjigje, pasi që Kushtetuesja nuk e ka shqyrtuar kërkesën për vlerësimin e kushtetutshmërisë së dekretit të presidentit lidhur me emërimin e anëtarëve të KQZ-së, shkruan më tutje Gazeta “Zëri”. 

Rrjedhimisht Komisioni Qendror i Zgjedhjeve po vazhdon të funksionojë me dy anëtarë mangët, pasi që pos kryesueses aktualisht ka 8 anëtarë, nga 11 sa duhet t’i ketë gjithsej.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu