Krasniqi: Hetimet e reja ndaj Limajt, të montuara nga politika!

0
95

Inicimin i hetimeve të reja nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj kreut të Nisma për Kosovën, Fatmir Limaj, e ka quajtur si të montuar politikisht kryetari i Këshillit të NISMA-s, Jakup Krasniqi.

Krasniqi, duke besuar në pafajësinë e liderit të partisë së tij, tha për “Gazeta Blic” se inicimi i hetimeve të reja, nuk është një përndjekje vetëm nga prokuroria por edhe nga politika e vendit.

Realisht ne e kemi thënë fjalën tonë për këtë çështje, ne konsiderojmë që është një përndjekje jo vetëm nga prokuroria por edhe nga politika e Kosovës dhe jam i bindur që do të përfundoj si të gjitha përndjekjet tjera të deritashme në lidhje me çështjet e luftës“, tha ai.

Ndryshe hetimet ndaj Limajt,  Krasniqi, i sheh si një përndjekje të pastërt politike për ta eliminuar liderin e NISMA-s nga skena politike, raporton GazetaBlic.com

Realisht janë më shumë se të montuara politikisht, kjo është një përndjekje që është për të ardhur keq, pasi konsideroj që prokuroria si organ është tepër e kapur, prokuroria në Kosovë ka njëqind e një probleme tjera që duhet t’i hetojë dhe nuk ja fillon fare, prandaj kjo është një përndjekje e pastërt politike për eliminime politike“, ka thënë Krasniqi.

Por, kryetari i Këshillit të NISMA-s është i bindur se bashkëpartiaku i tij, Limaj do të dalë i pafajshëm edhe në këtë proces gjyqësor.

Në të gjitha proceset gjyqësore Fatmir Limaj, ka dalur i pastërt dhe nuk dyshoj fare se edhe kësaj radhe do të dal i pafajshëm“, është shprehur Krasniqi.

Hetimet e reja nga ana e Prokurorisë Speciale ndaj Fatmir Limajt lidhen me ngjarjet e vitit 1998 në fshatin Bellanicë të Malishevës.

Aktakuza për rastin Bellanica është ndër aktakuzat e para të ngritura nga prokurorë vendorë për krime të luftës.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu