Krasniqi: Ka shumë deputetë të PDK-së që janë me vota të vjedhura

0
198

Prishtinë, 29 shtator – Në pjesën e  dytë të intervistës së kryetarit të Kuvendit të Kosovës, Jakup Krasniqi, dhënë për “Rubikonin” në KTV, flet për vjedhjen e votave nga deputetë të PDK-së, për përzierjen dhe dyfishimin kompetencave në procesin e njohjeve, krimin e organizuar, për privatizimin etj.

Lidhur me koalicionin qeveritar Jakup Krasniqi ka thënë se kryeministri duhet t’i njoftojë organet e partisë me këtë gjendje që është dhe të bëjë një bilanc të kësaj periudhe të koalicionit dhe duhet t’i drejtohet dhe ta sqarojë opinionin çka po ndodh me kabinetin qeveritar. Se tani i kemi dy zëvendëskryeministra që janë të akuzuar, një zëvendësministër dhe nuk di çka mund të dalë nesër. Realisht ai duhet të sqarojë opinionin. Ne nuk e kemi parë që kryeministri të thotë një fjalë sidomos nuk e kemi dëgjuar të thotë as një fjalë për rastin e fundit. Unë mendoj se rasti i fundit është mjaft serioz. Pse rasti i fundit mjaftë serioz? Rasti i fundit mjaft serioz se po shihet se është çështja rreth një privatizimi dhe ne e dimë që Kosova ka pasuar privatizime të tjera që kanë qenë të shumave shumë më të mëdha sesa ka qenë shuma e hotelit “Grand” dhe nëse këtu ka pasur një aferë të këtij niveli, cilat janë aferat që mund të jenë me rastin e “Ferronikelit”  që realisht ende nuk dihet kontrata me blerësin e “Ferronikelit”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu