Kreshnik Spahiu shkel ligjin hynë me forcë në ZAZ: “Po më vidhni votat”!

0
254

Është njoftuar se pak më parë kryetari Partisë Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu është futur me forcë në një ZAZ të kryeqytetit pa autorizimin përkatës!

Sipas burimeve të alb-observer.com, mësohet se kryetari Partisë Aleanca KuqeZi, Kreshnik Spahiu është futur ZAZ-ën e kryeqytetit pasi ai pretendoi se po i vidhen votat. Edhe pse anëtarët dhe komisionarët e ZAZ-ës e paralajmëruan, Spahiu nuk është përmbajtur por ka mësymur brenda.

Ndërkohë para disa orëve simpatizant të AK nën drejtimin e anëtarëve të latë të kësaj partie kanë protestuar përpara Komisionit Qendrorë të Zgjedhjeve me kërkesat si:

AK: Lejoni vëzhguesit tanë në numërimin e votave përndryshe nuk do të njohim rezultatin e zgjedhjeve

AK: Monitorët e KZAZ-ve nuk e identifikojnë votën

AK: Po vonohet procesi i numërimit qëllimisht që Berisha dhe Rama të vjedhin votat e sovranit.

“Aleanca KuqeZi kërkon nga organet kompetente që të numërohet çdo votë e hedhur në kuti për Aleancën KuqeZi si dhe të lejohen vëzhguesit tanë nëpër qendrat e numërimit për të mbrojtur votën tonë. Vëzhguesit tanë nuk janë akredituar në shumicën e qendrave të numërimit si dhe është bërë përjashtimi në mënyrë selektive i disa prej tyre në disa nga qendrat ku po zhvillohet procesi i numërimit të votave.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu