Krim në emër të islamit: Hoxha 41 vjeç merr për grua një 11 vjeçare

0
244

Një imam 41 vjeç, i martuar me dy gra dhe baba i 6 fëmijëve, është në pritje për t’u martuar me një të mitur myslimane tajlandeze, 11 vjeçe, të cilën pretendon ta marrë si grua të tretë.

Burri, i cili është imam në fshatin e tij të Gua Musang, në verilindje të Malajzisë, ka shkuar para dy javësh në Golok, një qytet në kufi mes Malajzisë dhe Tajlandës, për të zyrtarizuar martesën me të miturën, e cila është një e njohur e njërit prej fëmijëve të tij dhe vajza e një prej punëtorëve të tij.

Mediat raportojnë se bashkëshortja e ardhshme ka dhënë miratimin e saj dhe ka deklaruar se është e dashuruar me burrin e ardhshëm qëkur ishte 9 vjeçe. Prindërit e fëmijës kanë vendosur si kusht që çifti mund të jetojë së bashku vetëm kur vajza të mbushë 16 vjet.

Dy gratë tjera të imamit

The Guardian shkruan se kjo martesë ka shkaktuar zemërim në vendin me shumicë myslimane, dhe aktivistët të dielën e kanë etiketuar dhëndrin si një grabitqar të fëmijëve.

Myslimanët malajzian nën moshën 16 vjeç lejohen të martohen me lejen e një gjykate fetare.

Por Ministria e grave dhe familjeve në këtë vend ka bërë të ditur se nuk kishte asnjë dokument të autoriteteve fetare që miratuan bashkimin, i cili u zhvillua muajin e kaluar përtej kufirit në jugun të vendit.

“Zyrtarët tanë kanë shkuar në shtëpi dhe takuan nënën e vajzës. Ne po presim për më shumë raporte përpara se të vendosim për rrjedhën e ardhshme të veprimit”, citohet të ketë thënë zëvendëskryeministri Wan Azizah Wan Ismail për gazetën Sunday Star.

Burri 41-vjeçar mund të burgoset për gjashtë muaj nëse ai e marton vajzën pa leje.
Aktivistët malajzianë kanë bërë thirrje për reformën e ligjit për t’i dhënë fund martesës së fëmijëve, fenomen i cili ata thanë se është i përhapur në mesin e popullatës myslimane në vend.

Rreth 16,000 vajza malajziane nën moshën 15 vjeç janë tashmë të martuara, thonë avokatët.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu