Krimi në familien Shqiptare

0
329

Vrasje ne Divjake

Shqiptaret po kaloin nje gjendje te keqe shpitrore dhe depresioni per shkak te jetes se tyre te veshtir qe kan kaluar si shoqeri ne te kaluaren dhe tani 25 vite Transicioni.

Politikat e keqe të Pushtetarve që po zabatoin në vendet ku jetoin Shqiptaret, Krimi në Shoqerin tone po rritet dita dites, vetem brenda 3 diteve kan ndodhur tre vrasje aq banale sa tregon që Shqiptaret jane ne nje gjendje aq te keqe sa te paket jane ata qe merren apo e zene ne goje kete problem.

Vrasje ne tirane

Pse me shikon

Në Teritorin Shqiptar të Maqedonis, nje Shqiptar vrau bashkmoshatarin e ti 19 Vjeq . Gjithçka ka nisur kur Learti me një shok të tijë 16 vjeçar, duke ecur, kanë takuar në rrugë tashmë të dyshuarin. I dyshuari u është drejtuar me fjalët ‘pse më shikon’, e më pas ka shpërthyer zënka.

Duke përdorur një thikë, i dyshuari A.A, i ka shkaktuar tre lëndime në pjesën e gjoksit dhe në barkun e Leartit, kurse të miturit 16 vjeçar, i shkakton një prerje në pjesën e veshit.

Ismet Xhani

Kavajë, 31-vjeçari vritet për prerjen e një plepi

Ismet Xhani, dje në mëngjes kishte shkuar për të prerë një pemë plepi, të cilën do ta përdorte për dru zjarri. Pema ndodhej në një zonë që nuk i përkiste asnjërit prej palëve të përfshira në konflikt. Xhevdeti i kishte kërkuar Ismetit që pemën të mos e priste, sepse i duhet atij për dru zjarri. Ky debat ishte zhvilluar përpara festave të fundvitit, ndërsa viktima kishte zgjedhur ditën e djeshme për të prerë pemën, nga ku mbeti i vrarë me 3 plumba. Sipas policisë, arma e krimit është një pushkë 10-she, ndërsa 31-vjeçari babai i një foshnje 6 muajshe, ka tentuar të largohet nga vendi i konfliktit, por është ndjekur dhe qëlluar nga Xhevdet Saçari. Në momentin e krimit, ndodheshin shumë banorë të zonës, cilët u përpoqën që t’i jepnin ndihmën e parë Xhanit, por ishte e kotë, pasi i riu ndërroi jetë në vend.

Esat Dushaj

Me jep Vajzen

Sipas të dhënave që vijnë nga fshati Drisht, vend ku edhe ka ndodhur krimi i rëndë dhe i paprecedent, mësohet se pak para vrasjes makabre, dy vëllezërit Abdulla dhe Skender Shkambi e kanë takuar Esat Dushajn. Djali ka biseduar ashpër me ta në lidhje me mos sjelljen e vajzës së Skenderit në Shqipëri. Në fakt vajza prej më shumë se dy vitesh ishte larguar nga Shqipëria në Britanin e Madhe, ku sipas të dhënave i bie që vajza të ketë qenë në atë kohë 17 vjeçe. Prej asaj kohe, Esati ka vijuar të kontaktojë të atin e saj, i cili gjendet në Britani prej shumë se 10 vitesh bashkë me familjen e tij, por pa mundur të marrë një përgjigje pozitive në lidhje me krushqinë e pretenduar. Ata kanë komunikuar edhe me datën 31 dhjetor në telefon me Skender Shkambin, të cilit i ka kërkuar llogari se përse nuk e kishte sjellë të bijën pasi ai do të fejohej me të. Sipas të dhënave të policisë, të dhëna që janë siguruar nga dëshmitë e familjes së viktimave, Skenderi ka vendosur ta takojë, ndonëse ai në bisedën e tij në telefon i kishte thënë se do ta vriste për këtë shkak. Takimi me datë 2 janar, mësohet se është bërë në lagjen ku banojnë vëllezërit Shkambi, ndërsa nuk kanë rënë në ujdi me të. Ai sërish ka këmbëngulur për ta marrë vajzën e Skenderit, pikërisht vajzën, por Skenderi ka refuzuar jo vetëm se nuk do të mund të thyenin rregullin e që të martohen brenda fshatit, por edhe për shkak të karakterit të dukshëm kriminal të Esatit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu