KROATI QIRO TRUHELKA, Pioner në botimin e letërsisë gojore shqiptare

0
311

Qiro Truhelka

Interesimi i studiuesve dhe krijuesve kroat për shqiptarët është mjaft i hershëm, daton që nga mesjeta, për të arritur
kulmin në shekullin e XIX me “Lëvizjen Ilire,” lëvizje kjo që përpiqej për pavarsi dhe njohje të kombit kroat, e cila shikonte në të kaluarën e popullit shqiptar shumë ngjajshmëri dhe pika takimi. Studiues, historianë e krijues më në zë të Kroacisë, në studimet dhe krijimet e tyre u morën me Gjergj Kastriotin Skenderbeun. Janë të njohura studimet hisotrike por edhe krijimet e shumta letrare, dramat, poezitë e romanet.
Njëri ndër ata që më përkushtim të veçantë studioi etnografinë dhe arkeologjinë e popullit tonë është Qiro Truhelka. Truhelka me një përvojë të madhe në fushën e mbledhjes së folklorit, tregimeve dhe krijimtarisë tjetër nga goja e popullit, për disa dhjetëvejçarë me këmbëngulje të madhe, sfidoi të gjithë albanologët e tjerë të kohës, duke mbledhur shumë këngë popullore në gjuhën shqipe, (të cilat mbetën në dorëshkrim dhe ende janë të pabotuara), tregime shqipe, një pjesë të të cilave i botoi në vitin 1905 me titullin “Arnautske priæe“ /Përrallat shqiptare/ por kanë mbetur edhe shumë sosh të pabotuara. Tregimet, fjalët e urta popullore, doke e zakone nga krahina të ndryshme shqiptare, veçanërisht nga Pollogu i Maqedonisë, Jugu i Shqipërisë dhe Prizreni i Kosovës, gjëagjëzat, përshkrimete veshjeve popullore të kohës, etj. kanë mbetur në dorëshrkim, të shkapërderdhura nëpër arkive e biblioteka të ndryshme të Kroacisë, të cilat mendojmë ne, janë me mjaft interes për t’u botuar.
Gjatë kërkimeve tona shumëvjeçare në Koraci, kemi shfeltuar pothuajse gjithë krijimtarinë e Qiro Truhelkës që është e pa botuar. Një pjesë të mirë të saj e kemi riprodhuar në mikrofilm, fotokopjuar e kohëve të fundit edhe skanuar. Me qindra faqe nga këto dorëshrkimi i kemi dhuruar para disa vjetësh Bibliotekës Kombëtare Universitare të Kosovës në Prishtinë, me dëshirën më të mirë që specialistët e fushave përkatëse të mund të merren me to, për t’i studiuar e botuar. Ndërsa vitin e kaluar, Qendrës së Studimeve Albanologjike në Tiranë, i kemi dhuruar poashtu një fletore të skanaur me dorëshkrime të Q. Truhelkës të cilat shpresojmë se një ditë do të shohin dritën e botimit.
Janë të shumta punimet shkencore të botuara nga ana e Qiro Truhelkës, ku ai është marrë drejtëpërdrejtë apo tërthorazi me historinë e Ilirëve dhe shqiptarëve. Në veprën e tij me titull “Kujtimet e një pioneri” (Uspomene jednog pionira, Zagreb, 1942), në f. 90-91, shprehimisht shkruan për motivet dhe qëllimet që e shtynë të merret me studimin e historisë së lashtë shqiptare, me traditën, gjuhën dhe folklorin shqiptar: “Që në fillimet e punës sime vërejta mungesën e madhe të studimeve, me të cilat në atë kohë merrej shkenca, se mbi të gjitha për studimin e çështjes ballkanike nuk u gjet askush që më përsëafërmi të studionte gjuhën traditën dhe kulturën shqiptare, relikte këto të vetme të banuesve të hershëm Ilirë, të pjesës Perëndimore teë Gadishullit Ballkanik. Duke qenë i vetëdijshëm se pa këtë njohuri fillestare nuk mund të arrihen rezultate të pakontestuara për lashtësinë e Bosnjës, as të ndriçohet drejt problemi Ilir, i cli në vazhdimësinë e gërmimeve arkeologjike në Glasinac, gjithnjë e mës humë imponohej si domosdoshmëri, vendosa të mësoi gjuhën shqipe, në çfardo mënyre. Kjo qe për mua një punë shumë e vështirë, sepse në atë kohë nuk ekzistonte ndonjë gramatikë ose fjalor i përshtatshëm, përveç atyre që në Shkodër, kishin botuar Jezuitët për nevojat e tyre shkollore, por që nuk kishin vlera praktike. Më kishte mbetur vetëm një mundësi: të mësoj gjuhën shqipe përmes ndonjë gurbetçari shqiptar, të cilët në numër të madhe vinin në Sarajevë, në stinën e verës, kurse në vjeshtë ktheheshin nëpër shtëpitë e tyre me fitimet e tyre si pastiçerë, salepxhi, bozaxhi apo hallvaxhi. Fati më dërgoi te një musliman me emrin Rashid Bexhet Gjoka, i cili ishte nga Tetova (sipas turqishtes Kallkëndelene), pra nga një zonë, në të cilën gjuha shqipe ishte mjaf e pasur dhe ai tregoi gatishmëri të amdhe që të më mësoi gjuhën shqipe. Mirëpo që në fillim lindi një vështirësi, sepse ai nuk dinte mirë kroatishten, kurse njihte shumë mirë turqishten. Atëherë ftova ndërmjetësuesin tim, sheh Mustafë Salihagiqin, që të jetë përkthyes. Kështu filloi një stëvitje e çuditshme gjuhësore, sipas së cilës tekstet shqiptare nëpërmjet turqishtes i përkthenim në kroatishte. Rashidi ishte nga zemra e Ballkanit, nga një zonë, që atëherë hermetikisht ishte e shkëputur nga çfardo ndikimi modern, por që ishte djep i vërtet i thesarit të patjetërsuar autokton folklorik. Në këtë mënyrë filluam të regjistronim këngët shqipe, të cilat unë pasiqë i shënoja i rilexoja me zë, që Rashidi të më konfirmonte se i kisha shënuar drejtë. Pastaj me ndihmën e sheh Mustafait më përkthente fjalë për fjalë këngën, format e ndryshme gramatikore të fjalve, duke u përpjekur t’i qëndronte sa më besnik origjinalit. Kështu pa u vërejtur, për një kohë të shkurtër fitova dy gjëra: materialin leksikor dhe pasqyrën gramtikore të shqipes dhe njëkohësisht regjistrova një numër të konsiderueshëm këngësh, fjalëve të urta, gjëagjëzave etj, e paoshtu m’u dha mundësia të bëja edhe një përshkrim të hollësishëm të zakoneve të ndryhsme popullore shqiptare.”
Jo pa qëllim zgjodhëm këtë citat nga vepra autobiografi e Truhelkës, sepse na njeh për së afërmi me sfidat që ai kaloi për mësimin përfekt të gjuhës shqipe.
Në fakt, Qiro Truhelka, sipas dorëshkrimeve autografe që ruhen në Kroaci, kishte filluar që në vitin 1889 të mblidhte në terren, krahinën e Pollogut leksikun dhe folklorin shqiptar, duke qenë mysafirë i Rashid Bexhet Gjokës, ndërsa në verën e viti 1890 kishte qenë dy muaj në jug të Shqipërisë dhe në gusht të po atij viti për një muaj qëndroi në Prizren dhe rrethinë.
Një interes të veçantë për leksikologjinë shqiptare ka fjalori “Gjermanisht – Shqip” i Qiro Truhelkës, në më shumë se katër mijë (4 mijë) fjalë shqipe, që në dorëshkrim ruhej në bibliotekën e sektorit të Romanistikës pranë Universitetit të Zagrebit. Në vitin 1994 ne e zbuluam këtë dorëshkrim krejt rastësisht, i cili për shkak të pakujdesit të bibliotekarës, e cila nuk njihte gjuhën shqipe e as gjemanishte e kishte vënë në stivën e gjërave që duhej të shkatërroheshin. Pas një pune përgaditore, rreth një vjeçare, ne e përgaditën për botim këtë fjalorë, duke botuar komplet faksimilet e orijginalit, pastaj transkriptimin dhe transliterim në gjuhën e sotme shqipe. (shih faksimilin e kopertinës që sjellim si ilustrim). Fjalori përveç fjalëve të zakonshme, ka edhe fjali të tëra në gjuhën shqipe, pastaj shprehje e fraza popullore të cilat janë një rariret i vëret ose siç e pohon edhe Truhelka më vonë “thesar i patjetërsuar autokton” i gjuhës shqipe për disa krahina nga ku u vjel lënda leksikore. Për përgaditjen e fjalorit gjermanisht shqip, Qiro Truhelka punoi rreth dhjetë vjetë. Fjalorin e përfundoi në nëntor të vitit 1899. Në fund të fjalorit është edhe një gramatikë e shkurtër, përmbledhëse e gjuhës shqipe.
E tërë krijimtaria e Truhelkës për sa i përket albanologjisë mund të ndahet në dy grupe të mëdha: studimet rreth lashtësisë së iliro-shqipëtarëve, përkatësisht lidhjet iliro-shqiptare, duke filluar nga grëmimet e shumta arkeologjike e deri te botimi i autorëve të lashtë për Ilirët dhe në grupin e dytë: botimi i thesarit të kulturës popullore shqiptar, mbledhja e tij dhe studimet e shumta rreth këtij thesari, pothujase të gjitha të pabotuara.
Truhelka është ndër të parët, duke shfrytëzuar rezulatete e gjetjeve arkeologjike që si edhe disa arkeologë e filologë të tjerët europianë mbrojti me këmbëngulje teorinë e prejardhjes ilire të shqipëtarëve. Ndërsa për vazhdimësinë etnike dhe kulturore iliro-shqiptare ai ishte i bindur se shumë forma të kultursë materiale dhe shpirtërore dhe ato të desimeve të banorëve të sotëm të Gadishullit Ballkanik, sidomos të pjesës perëndimore të tij, ku në rend të parë janë shqiptarët, tërheqin rrënjët e tyre nga thellsëitë e parahistorisë duke qenë popuj autoktonë – vendorë.
Një kontribut të veçantë Truhelka dha edhe në fushën e letërsisë gojore, ku pos që mblodhi, sistemoi e përgaditi për botim disa blej të këngëve shqipe, (një numër jashtëzakonisht të madhe të tyre, në më shumë se një mijë faqe dorëshrkim i la të pabotuara), ai tregoi se njihte në thellësi problematikën e letërsisë gojore shqiptare, duke bërë komente, shkrime e studime të veçanta nga kjo fushë. Është interesant fakti se Truhelka nxjerr si përfundim në studimet e tij origjinën indoeuropiane të përrallave dhe këngëve shqiptare, në bazë të materialit që kishte mbledhur dhe studiuar. Ai ishte i entuziasmuar me letësinë gojore shqiptare, duke shprehur një admirim të veçantë për të. Në mënyrë të posaçm e kanë tërhequr këngët epike për të cilat mendon se ato më së miri pasqyrojnë shpirtin dhe tiparet karakteristike të shqiptarëve, pra ai përmes kësaj letërsie gojore ka dashur të ndrëtojë vazhdimësinë shpirtërore të popujve që jetuan në Gadishullin Ballkanik që nga lashtësia e deri me sot. Si mbledhës dhe botues letërisë gojore dhe përrallave shqipatre ai zë një vend me rëndësi jo vetëm te albanologët kroat por edhe ata botëror, sepse është ndër të parët që provoi të spjegoi rrënjët e saj të thella dhe rëndësinë e saj brenda kornizave indoeurpoiane të letërsisë gojore.
Interesimi i Qiro Truhelkës për albanologji nuk ishte i kufizuar vetëm një fushën e folklorit, përkatësisht mbledhjes dhe botimit të tij, por ai u interesua në mënyrë të veçantë për gjuhën, të drejten zakonore (kanunet shqiptare, përshkrime të disa normave nga këto kanune ruhen në dorëshkrim që janë para atyre të Sh. Gjeçovit), besimet, doket, ritet e ndryshme, thënë ndryshme ai tregoi interesim për jetën, në kuptimin e mirëfilltë të fjalës, e shqiptarëve, sepse ai te këto elemente vërente momente të lashtësisë së një vazhdimësie të pandërprerë shpirtërore dhe kulturore të popujt që jetuan dhe jetojnë në Gadishullin Ballkanik.

 

Dr. Musa Ahmeti

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu