Kryeministri s’mund t’ia thyejë mendjen, votën e ka për Shpendin (Video)

0
84

Kryeministri Hashim Thaçi u mundua mjaftë shumë ta ndihmojë kandidatin e tij nga Partia Demokratike e Kosovës, për kryetar të Prishtinës Agim Çeku, duke ua kërkuar votën qytetarëve në takimet e drejtpërdrejta me ta. Por as kjo nuk doli të rezultojë me sukses, pasi Çeku në këto zgjedhje doli më keq se secili kandidat tjetër i mëparshëm i PDK-së në garën për kryetar të Prishtinës.

Në balotazh me kandidatin e Lidhjes Demokratike të Kosovës, Isa Mustafa ka hyrë Shpend Ahmeti i Lëvizjes Vetëvendosje. Se Ahmeti ishte i vetmi kandidat që mund ta sfidonte kryetarin aktual të LDK-së, e dëshmon edhe ky votues besnik i tij, i cili nuk heziton t’ia bëjnë të ditur drejtpërdrejtë edhe kryeministrit Thaçi dhe kandidatit Çeku, se ai mendjen e ka ndarë për kandidatin e Lëvizjes Vetëvndosje, transmeton reporteri.

Në këtë video, shihet se si ky qytetar në një dyqan në lagjen Dardania në Prishtinë, në momentin kur kryeministri Thaçi i kërkon votën për Çekun, ai i kërkon atyre t’ia bëjnë “hallall”, pasi votën ka vendosur t’ia jap Shpendit.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu