Ku janë listat e veteranëve të Dukagjinit?!

0
199

UCK

Listat e veteranëve të UÇK-së nuk janë publikuar. Megjithëse në ueb faqen zyrtare komveterani.net kanë dalë edhe gjoja listat e veteranëve të Dukagjinit, por në fakt janë dokumente bosh.

Ka qenë Shkumbin Demaliaj përfaqësues i Zonës Operative të Dukagjianit që në llogarinë e tij në Facebook ka shkruar se listat e disa prej brigadave të ZOD-it do të publikohen së shpejti.

shkubii

Mirëpo edhe pse kanë kaluar më shumë se dy orë nga postimi i Demaliajt në Facebook, këto lista nuk janë publikuar.

Listat, sipas Demaliajt do të publikohen për Brigadën 132 “Myrtë Zeneli”, 134 “Bedri Shala”, 135 “Agim Zeneli” dhe Brigadës 138 “Agim Ramadani”, por jo edhe listat për Brigadën 131 “Jusuf Gërvalla”, 133 “Ardian Krasniqi”, 136 “Rugova” dhe 137 “Gjakova”.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu