Kufiri me Malin e Zi, 8 kilometra brenda Kosovës

0
268

Kufiri me Malin e Zi

Kosova dhe Mali i Zi nuk po arrijnë që të merren vesh për demarkacionin kufitar. Mali i Zi ka hyrë në territorin e Kosovës, në disa raste deri në 8 kilometra. Banorët nuk pranojnë vendosjen e kësaj vije kufitare kurse tash çështja pritet të kalojë në Gjykatën e Arbitrazhit.

Ata thonë se pas luftës së dytë botërore rreth 40 hektarë tokë i kanë jashtë pikës kufitare të Kosovës

E demarkacioni i kufirit të Kosovës me Malin e Zi ka dështuar. Së paku për pjesën e brezit kufitar përgjatë territorit të Komunës së Pejës, Mai i Zi ka hyrë brenda territorit të Kosovës në më shumë se shtatë kilometra.

Mal Haxhija, banor i fshatit Bogë të Rugovës ka thënë për Indeksonline se rreth 40 hektarë të familjes së tij kanë mbetur jashtë kufirit të Kosovës. Kjo ngase sipas tij rreth 7 kilometra të territorit të tij i ka marrë Mali i Zi si pasojë e demarkacionit.

“Ka hyrë në Kosovë rreth 7 kilometra. Përpara ne e kemi pas tokën për Vraqjevë, te Kulla e Mbretit. Unë i kam 40 hektarë atje që më kanë mbetur jashtë kufirit”, ka thënë ai.

Haxhija tregoi se deri pas përfundimit të luftës së dytë botërore të shtatë kilometrat kanë qenë gjithmonë të kosovarëve. Sipas tij ishte viti 1932 kur ajo pjesë filloi të merrej nga Mali i Zi.

“Deri në luftë të dytë gjithmonë ka qenë e jona, prej luftës së dytë po thonë që jo . Tapit të gjitha na janë djegë në luftë. Po serbet në 1932 kanë fillu me hy në territorin e Kosovës”, ka rrëfyer ai.

Ndryshe në të gjithë Rugovën janë rreth 20 shtëpi me banorë të përhershëm thotë tetëdhjetepesë vjeçari. Sipas tij shumica kanë migruar për në vendet perëndimore.

Me hartat e reja të Malit të Zi ka marrë hapësirat e Kosovës prej Dubovikut, Shtëdimit, Qafa e Murgashit, Livadhet e Bukura e kanë rënë te Neqinati në Kuqishtë dhe kanë hyrë deri te Roshkodoli duke marrë edhe pjesën e Jelenkut.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu