Kukan: “Trepça” të zgjidhet në Bruksel

0
131

kukan

Kreu i delegacionit të Parlamentit Evropian për marrëdhëniet me Serbinë, Eduard Kukan beson se e ardhmja e Trepçës është një çështje e rëndësishme e cila duhet të adresohet në dialogun mes Prishtinës dhe Beogradit në Bruksel.

Ai njëherit tha se shpreson se Serbia së shpejti do të hap kapituj të rinj negociues me BE-në.

Kosova ka nje Qeveri e pa zot te menagjoi Dipolamcin Nderkombatre dhe per shkak te Korrupcionit dhe Krimit që jane zhytur Klasa Politike e Kosovës, Brukseli nuk nguron tu vere kushte per dite e me shume Shqiptarve duke favorizuar keshtu serbin ne Tavolinen e Bisedimeve në Bruksel dhe kudo.

Duke folur në një intervistë për gazetën beogradase “Novosti” rreth një bisede me zëvendëskryeministrin serb në Qeverinë e Kosovës, Branimir Stojanoviq, Kukan deklaroi se zëvendëskryeministri serb ia ka shpejguar qëndrimin e tij, por se është nevojshme për të dëgjuar qëndrimin e të gjithë partnerëve për të pasur një mendim përfundimtar, përcjellë Klan Kosova.

“Sepse unë nuk do të kisha dalë me konkluzione përfundimtare, por kjo është një çështje e rëndësishme. Kjo çështje duhet të jetë pjesë e bisedimeve të përgjithshme mes Beogradit dhe Prishtinës”, transmeton Klan Kosova.

 

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu