Kulla e Gecëve më e sigurt se burgu

0
420

Kulla e Gecve

Kulla e Gecëve në Llaushë të Skenderajt po del të jetë më e sigurt se institucionet e vendit. Për shkak të kërcënimeve që Geci mori në burg, familjarët e tij besojnë se këtu është më i sigurt se aty ku ruhej nga gardianët.

Prapa këtyre mureve Gani Geci, i akuzuar për vrasje, po qëndron tash e dy javë prej kur Prokuroria kërkoi të lirohet nga paraburgimi e masën ia zëvendësoi me arrest shtëpiak, raporton KTV.

Por, tani ai ka bërë ankesë edhe në këtë vendim të Gjykatës, meqenëse po konsideron se duhet të jetë tërësisht i lirë.

Tashmë Prokuroria e ka ndryshuar veprën penale dhe nga vrasja e rëndë, ajo është kualifikuar vrasje në çast. Vrasjen thotë se e ka bërë në vetëmbrojtje, sepse ka pasur konflikt me të vrarin, Ruzhdi Shaqiri, që nga 2001-ta dhe shpjegojnë arsyen, transmeton koha.net.

Pas këtyre vrasjeve ata thonë se tashmë i ndjeri, Ruzhdi Shaqiri, u kishte pranuar atyre se ishte pjesëmarrës në ngjarjet e 2001-s dhe se kanë prova për këtë. Por, askush asnjëherë nuk ishte marrë me rastin.

Vëllezërit e tij shprehin keqardhje për vrasjen e Ruzhdi Shaqirit dhe thonë se ajo mund të evitohej Familja e Gecit ka pranuar se për dorëzimin e tij kishte negociuar vetë zëvendëskryeprokurori i Prokurorisë Speciale, Jonathan Ratel, por nuk e konsiderojnë këtë si ndonjë favor që iu është bërë atyre.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu