Kulmi i Tradhëtisë Kombëtare

0
65

Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dinë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës.
Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Feja e shqiptarisë është shqiptaria”, shprehja universale e rilindësit, Pashko Vasa është një budallallëk, thotë hoxha nga Prizreni. Ai është tallur, ka përqeshur dhe ofenduar Vasën në refleksionin e tij sa i përket fesë dhe kombit. “Feja apo kombi është përpara”, hoxha thotë se është “autobusi”. Kombet janë shumë të vonshëm thotë ai, e për këtë arsye shprehja nuk qëndron dhe ajo është një budallallëk.

Hoxha nga Prizreni, Irfan Salihu është bërë i njohur nga publiku për deklaratat e vazhdueshme ofenduese ndaj kombit dhe popullit shqiptar. Para dy muajsh ai ofendoi femrat shqiptare duke i quajtur ato thjesht “Kurva” Heshtje qeveritare , heshtje publike ! Ky hoxhë , ky apo ai hoxhë se u bënë shumë pretendojnë se i dinë të gjitha. Pretendojnë të shndërrohen në njëfarë “prijësi” fetar apo i cili mban edhe hierarkinë e mendimit fetar, e mbase ëndërron edhe “kalifatin” e Kosovës. . Por jo nuk është qëllimi përfundimtar !

“Nuk kanë të ndalur fyerjet e Milazim Krasniqit ndaj vlerave tona të kombit . Pos aferës dhe rrëmujës që ka krijuar në Universitetin e Prishtinës , tani me është përqendruar me të gjitha forcat t’i përdhunos dhe t’i përbaltë figurat ma madhështore të kombit që përmes tyre sendërtoj trupin e vet si popull .

Milazim Krasniqi përmes kësaj videoje qe po ju prezantojmë pozicionohet hapur në anën e ish pushtuesve osman nga e cila poezitë e Çajupit të madh i quan idiotiste dhe e përsërit disa here se Anton Zako Çajupi është “idiot” që përmes poezisë së tij e luftoj pushtuesin pesë shekullor.

Ky njeri me deklaratat e vet ma po shihet se është i shtyre nga pikëpamja ideologjike e tij të hapë plagë të reja mbi vlerat tona duke i minimizuar dhe duke e çmuar atë të pushtuesve , nga e cila vetvetiu rrjedh pyetja se ku janë ata student? .
Ku janë ata profesor ?.
Ku janë ata intelektual dhe ky brez qe lejon një bir otomani , një vehabist, një ekstremist fetar me apetite islamike ta terrorizoj epokën e Rilindjes sonë kombëtare të letërsisë, që pjesë e saj është edhe i madhoi Anton Zako Çajupi. “ Heshtje qeveritare ,heshtje e akademikëve !

Një të premte ligjëronte Shefqet Krasniqi :
“ Selam Aljekum, të dashtun vëllazën muslimanë! Faleminderoj All’llahun qe ma ka mundësu të ju drejtohem!
Sot Israeli ka 25.000 njerëz me emër Muhamed, andaj mos u mashtroni se vetëm emri të bënë musliman.
Shumë nga ju mashtroheni kur dëgjoni emrin ADEM dhe besoni se të gjithë janë muslimanë. Ose mashtroheni kur shikoni mjekrrën e Adem Jasharit. Mjekrra e tij nuk është mjekerr e synetit, pasi Profeti a.s. dhe sebët e tij i rrunin (prenin) mustaqet dhe lëshonin mjekrrën!

Më thuani ju, cili musliman i devotshëm mban mustaqe!?
Adem Jashari nuk e ka vendin në xhenet, pasi ai nuk luftoi për rrugen e All’llahut, respektivisht ai nuk është shehid. Ai nuk përmbushi asnjë nga shtyllat e islamit, nuk e fali namazin, nuk bëri haxh në Mekë, nuk shkoi për xhihad, e të tjera obligime për muslminaët.
Ai bënte kufer All’llahut. Publikisht pinte raki! Nuk dëgjoi porosinë e Profetit a.s. që ta mbulonte gruan e tij! Në oden e tij mbante simbole të kufarve, siç është ai flamuri kombëtar shqiptar, në vend se të mbante flamurin e islamit! Sa herë që luftonte këndonte këngë kufaresh, të cilat janë kënduar kundër Kalifatit të lavdishëm Osman!
“Nuk e duan skulpturën e atdhetarit Idriz Seferi, “sepse është katolik”, kështu thotë skulptori i kësaj vepre e cila u shkatërrua nga banorët e fshatit Muçibabë të komunës së Gjilanit. Ndonëse e gdhendur për rreth dy javë nga skulptori shqiptar i cili jeton dhe vepron tash sa kohë në Itali, Hevzi Nuhiu, ajo nuk ka pasur “jetëgjatësi”.

Dhe e keqja kur nuk ndalet ,atëherë fillon stërkeqja e cila edhe nëse mundohemi ta ndalim , s`ka të ndalur . Mjerë ata që heshtën me vite , pa bërë asnjë hap më shumë kundër këtyre shëmtirave të kombit.

Dhe ,në ditët sublime të kombit shqiptar në Kosovë ditët e 5, 6, 7 Marsit , arrihet kulmi i tradhtisë kombëtare:
“Kush shkon te varret e Adem Jasharit apo Ibrahim Rugovës, dhe thotë lavdi dëshmorëve, ai del nga feja e Allahut, sepse në Islam vetëm Allahut i thuhet lavdi, ndërsa për Ademin thuhet inshalla e bën Allahu shehid, pra mos u merrni me përralla enveristash dhe titistash”, ka thënë Mazllami , Hoxha nga Prizreni Mazllam Mazllami .
(http://www.botasot.info/lajme/522443/hoxha-nga-prizreni-perqesh-ata-qe-u-thone-lavdi-jashareve-dhe-deshmoreve-tjere-video/ )

Video nuk gjendet me YOUtoob ?

Në shërbim të kujt janë këto mbetje osmane ?
– Në shërbim të porositur të qarqeve më antishqiptare për zhvlerësimin e çdo gjëje të mbarë të kombit.

Ishin këto disa nga ato që na largojnë nga civilizimi.

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu