Kur Nexhmedin Analisti “trillon” ide famëkeqe me huqet e nje Disfatisti !

0
228

REAGIM

Ndaj shkrimit të Nexhmedin Spahiut,
Përvjetori i bashkimit të Gjermanisë, botuar në Zëri,
E MARTË 4 TETOR 2011-10-04
http://www.zeri.info/artikulli/3/21/35509/pervjetori-i-bashkimit-te-gjermanise/

Duke shfletuar shtypin në ueb-faqen info-zëri , lexova ca ”xhevahire” të nxjerra nga ”fundi i pusit” të mendjes së turbullt të ”analistit të idesë famëkeqe e të marrë të ”kombit kosovar”, të cilat më irrituan mua dhe besoj kështu do ta irritojnë çdo lexues të sinqertë dhe atdhetar.

Nuk do të zgjerohem shumë në manirat ”politike” të disa ”ideologëve të ”rinj” -që po sorollaten kot së koti, për të nxjerrë ide të kota, të krijimit të kombit të ri kosovar; por do të përqendrohem në shkrimin në fjalë. Fillimisht, duke u përpjekur të bëjë një ”analizë” , -kinse, në të kaluarën para 20 vj; (sepse, për miopët politikë, ”demokratë” , historia fillon vetëm para 2o vjetësh) -kombi shqiptar paska pasur divergjenca në arritjen e synimeve të tij për ribashkim kombëtar!!!
-Lexuesit, duke u bazuar në këto shpifje, -thuajse, në Shqipërinë Etnike qenka bërë një Referendum dhe -“O sa keq, paska ngjarë hataja”!…

Kombi shqiptar i cili jeton në trojet e veta në Shqipërinë Adminsitrative 100% paska qenë kundër Ribashkimit territorial të shtetit shqiptar!!!
-Ndërsa, shqiptarët e Kosovës, 100% paska qenë për Ribashkim.
Fillimisht, kjo ”tezë” e tij e futur si pykë, në Lisin e kombit , është krejt e pabesueshme; -them kështu, sepse, historia e ka vërtetuar dhe po e vërteton që, dje dhe sot –kombi shqiptar i asaj pjesës së lirë ishte dhe është për Ribashkim me trojet etnike shqiptare.
Fundi, askush nuk mund t´i jepë të drejtë vetes të paracaktoj idenë madhore të një kombi, sipas tekeve të tij.

Nuk mund të deklarohet kështu z. N: Spahiu:” Shumë studiuesve të huaj që merren me Ballkanin u ka rënë në sy dukuria se 20 vjet më parë, pothuaj 100% e shqiptarëve të Kosovës dëshironte që Kosova të bëhej Shqipëri, ndërsa në Shqipëri pothuaj po kaq përqind ishin kundër kësaj. Në këto 20 vjet ky raport po lëviz në drejtim të kundërt”.

Nëse ky zotëri do të shkruante këto radhë pas ndonjë Referendumi gjithëkombëtar dhe rezultatet do të shiheshin, atëherë, medoemos deshëm apo s´deshëm-(kjo s´do të kishte aspak rëndësi); -ne, do të duhej t´ i besonim!…
Ndërsa, duke munguar ky Referendum, kjo mund të konsiderohet vetëm hipotezë e tij e nxjerrë nga ”lumi i tij i vdekur”, kur po përplaset brigjeve, -pa fakte , si peshku pa ujë!…’

-Dhe, duke vijuar më tej autori shkruan: ”Sa më shumë që bie numri i kosovarëve që e duan bashkimin, aq më shumë shtohet interesimi i qytetarëve të Shqipërisë për bashkim”.
Gjithnjë , duke u bazuar në vazhdën e fakteve konkrete gjatë bisedave në terren, -për faktin se, në vitin 200o isha në Atmëmëdhe e poashtu, këto ditë jam kthyer nga Shqipëria Etnike ; -konsideroj që edhe ky ndryshim as ishte as ka ngjarë gjer në ditët e sotme.

Bashkimi gjerman, 03.10.1990

Duke u zhytur në llumin e humbur të fakteve autori bie më tej kur shkruan:
”Në historinë e kohës moderne ne kemi vetëm një rast të shuarjes së një kombi. Kjo ka ndodhur pikërisht ditën e sotme 21 vjet më parë (3 tetor 1990) kur u shua zyrtarisht kombi gjermano-lindor”.

-Kujtoj dhe shkruaj me me bindje të thellë dhe kjo është vërtetësi historike se, kombi i lashtë arian- gjerman asnjëherë nuk u shua nga lindja as nga perëndimi,-por, u nda padrejtësisht nga fuqitë e mëdha për t´i kënaqur orekset e tyre të influencave dominuese në Evropë; -kujtoj, blloqet apo aleancat, në dy pakte ai, i NATO dhe i Varshavës –të cilët e zhvilluan pothuaj gjysmë shekulli luftën e nëndheshme, apo “luftën e ftohtë”-siç njihet në diplomacinë botërore.

-Dua t´ia përkujtoj artikullshkruesit; sepse, lexuesit e ndershëm besoj e dinë mirëfilli se; poashtu, i ka ngjarë kombit shqiptar në të kaluarën e afërt dhe të largët, – të cilin fuqitë e mëdha imperialiste e kanë ndarë padrejtësisht, duke ua dhuruar shteteve ballkanike trojet e Shqipërisë Etnike.

-Pra, kjo s´ka ngjarë aspak siç shkruan autori cinik , N. Spahiu, ndaj “kinse vet paaftësisë” së shtetit shqiptar: “Tani t’i kthehemi rastit Kosovë-Shqipëri. Dy dekada më parë Shqipëria jo që nuk ishte një komb i aftë për të futur Kosovën në gjirin e saj, por ishte vetë lazëm që të futej në gjirin e kujtdo qoftë, por nuk kishte kombe të interesuara për këtë”.

Jo, z. Spahiu! Kjo, s´është hiç e vërtetë!

Mendja jote e sëmurë ta thotë se, “Shqipëria ishe lazëm” pra, jo pa qëllim ti o i mjerë, po e bastardon gjuhën e bukur shqipe me fj, turke –pra, duhet shkruhet “Shqipëria kishte nevojë”; të futej në gjirin e kujtdo qoftë”!!!
Pra, kjo s´është hiç e vërtetë, -sepse, shqiptarët gjatë shekujve luftuan për të qenë të pavarur , sovranë e jo të futen në gjirin e askujt!…

-Mos harroni zotëri se, jo rrallëherë ujqërit e përtej Karpateve duke u sjellë “miq besnikë” të maskuar me këmbë të bardha, i silleshin rrotull Shqipërisë Etnike për ta gllabëruar pamëshirë nga faqja e dheut!…

Kujtoj, këtu rastin e vitit famëkeq 1947 , kur u bë përqendrimi i ushtrisë jugosllave, me gjendje gatishmërie që nga Greqia me dy divizione ushtarake, nën komandën e Titos të futeshin në Korçë për të marshuar pastaj, drejt Tiranës; mos harroni zotëri, sulmin e paskrupullt diplomatik të Rusisë cariste të Nikita Hrushqovit të vitit 1960; i cili po e parapërgatiste sulmin ushtarak drejt Vlorës, -duke harruar që përballë tij do të ndeshej në Moskë i madhi strategu Enver Hoxha, -që, pastaj në Pasha Liman, shqipot, marinarët shqiptarë do të bënin që të ikte me turp, flota ruse.

Duke vijuar më tej autori narcist shkruan:
“Në anën tjetër kombi kosovar i lindur dhe i njohur nga më se 80 kombe të tjera, edhe pse ende në inkubator, po fillon ta shijojë ëmbëlsinë e të qenit komb i pavarur. Sa më shumë potencë do të fitojë kombi kosovar, aq më i pa interesuar do të jetë që të futet në gjiun një kombi tjetër, përkundrazi do të jetë i interesuar që kombet më të dobëta t’i gllabërojë në gjirin e vet”.
-Edhe këto radhë në urtinë e shkencës politike, bien si fluska sapuni; dëshmi kemi sa të duam duke filluar nga shteti gjermano-lindor , i cili fjala vjen; -mund të ndryshonte sistemin; nga ai socialist në kapitalist; -por jo të pretendonte të bashkohej; po të bënte këtë a mund të na thotë autori se, nuk do të njihej nga shtete tjera përreth dhe më gjer…

Mirëpo, dihet historikisht që, kombi gjerman derdhi gjak për Ribashkim për vite të tëra; nga ky fakt konstatoj që edhe kombi shqiptar i cili gjatë shekujve aspiratë e kishte dhe e ka Ribashkimin; nuk do të mashtrohej e ta refuzonte këtë ide madhore, për hatër të disa tekeve të mjera të disa politikanëve servilë dhe qyqarë dhe të disa “analistëve” plëngprishës simostra të tyre…

Prandaj, kujtoj që, aspak nuk qëndron aspak me vend ideja se cili shtet shqiptar do të forcohej më shumë; do ta gëlltisë tjetrin shtet shqiptar; (duke aluduar në raporte forcash…-të cilat eventualisht dhe tejet tragjikisht do të shpinin në konfrontime brendakombëtare si në rastin e dy Koreve), kështu, pastaj, do të vulosej dështimi dhe kapitullimi i shtetit shqiptar, kinse, “fitues”!
…Kështu, parashikojnë zi dhe vetëm zi; – vetëm të sëmurët, politiko- psiqik apo të nxiturit nga qarqe të huaja jo mike dhe tejet reaksionare.

I papërmbajtur në histerinë tënde të mjerë ke shkruar pa asnjë pikë turpi dhe pa argumente dhe për fatet e kombeve të tjera si ai gjerman dhe moldav:
“Arsyeja qëndron jo te gjermano-lindorët e as të moldavët, por te gjermano-perëndimorët dhe rumunët.
-Dy dekada më parë kombi 60 milionësh gjermano-perëndimor ishte një komb i aftë për të futur në gjirin e vet popullsi 20 milionëshe që i takonte një kombi (gjermano-lindor) të molisur të lindur e rritur si komb socialist, por kombi 20 e kusur milionësh rumun i lodhur nga katarzi socialist nuk ishte i gatshëm për të futur në gjirin e vet një popullsi 4-milionëshe të gjuhës e të gjakut të vet…”

Lidhur me këtë përgjigjen e ke nga një lexuese me një koment me të cilin pajtohem plotësisht:
Lulja (Shqipni): 04-10-2011 05:06., e cila shkruan:
“Nexh, rastin rumuno-moldav po e keq-paraqet me qëllim.
Nuk është si thua ti.
Moldavia qe atëbotë quhej Provinca e Moldavisë dhe Besarabise mbeti nën ruset, -sepse turqit ua futën rumunëve dhe paria moldove donte bashkim me Rumaninë qe me 1812. Pastaj ruset nuk i lanë te shohin drite moldavët dhe pas rënies se komunizmit me makinacione e me njerëz sikur ti nuk i lejuan moldavët të bashkohen me rumunet.
Por baza e nacionalizmit rumun gjithmonë ka qene në Moldavi dhe mos u çudit qe shpejt edhe Moldavia ka me u bashkua me Rumaninë, sikur Kosova me Shqipërinë.
Ti , veç je kah ja fut kot- hajt sa e po e formoj një komb qe mas 100 vjete të me thonë Sami Frashri i Kosovës.

Unë dhe shqiptarët themi jo ose nëse e donë rusisht NJET apo serbish- NIKADA!
Unë, me këtë rast do ta këshilloja komentuesen (e panjohur për mua) se, N. Spahiu për breznitë që do vinë, kurrën e kurrës nuk do të konsiderohet si “Sami Frashëri i Kosovës”, por si Esat Pasha i Kosovës! Për më tepër, moj mike e nderuar po ia lëmë ardhmërisë!…

Ndërsa, kombi gjerman 60 milionësh u Ribashkua më 3 Tetor 1990, pa e gllabëruar njëra pjesë, tjetrën, -por, u ribashkua me vullnetin e tij ; -kjo pritet dhe duhet të ngjajë sa më parë edhe me kombin shqiptar, i cili nuk e besoj se do t´i dëgjoj kukamat e qyqarëve e kukuvajkave politike të soj sorollopëve si: Spahiu, H. Matoshi dhe M. Kelmendi.
Gjermani, urime Ribashkimin!
Shqipëri Etnike, përpara drejt ribashkimit!

Fadil Shyti

Suedi, 4 Tetor 2011

PËRGJIGJU

Ju lutemi shkruani komentin tuaj
Ju lutem vendosni emrin tuaj ketu